5 Korrik 2025, 20:11
Nga I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shumë larg premtimit të tij për t’i dhënë fund shpejt konfliktit që bëri gjatë fushatës zgjedhore.
“Nuk e di. Nuk mund t’ju them nëse kjo do të ndodhë apo jo”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, kur u pyet nëse ishte i bindur se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftimeve.
Kur u pyet nëse përfundimi i luftës ishte një përparësi, presidenti tha: Po. Do të doja ta shihja të ndodhte.
Bëhet e ditur se gjatë gjithë fushatës, Trump u zotua të përfundonte luftimet midis dy vendeve që në ditën e parë të marrjes së detyrës. Ai më vonë u tërhoq në një intervistë me revistën TIME, duke e quajtur premtimin “një ekzagjerim”.
“Ne ndihmuam shumë vende. Situata në Ukrainë – kjo është një marrëveshje e Bidenit. Nuk është një marrëveshje e Trumpit. Po përpiqem ta përfundoj,” tha Trump.
Trump është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje midis dy vendeve. Por në të kaluarën, ai ka kërcënuar të largohet nga lufta, mes frustrimit të tij në rritje me luftimet e vazhdueshme. Ai foli në telefon si me presidentin rus Vladimir Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.
Telefonata e tij me udhëheqësin rus “nuk pati përparim,” siç konfirmoi vetë Trump.
Ndërsa biseda e tij me Zelenskyn dukej më produktive. Zelensky tha se të dy udhëheqësit patën një “bisedë shumë të rëndësishme dhe të frytshme” në të cilën diskutuan mbrojtjen ajrore të Ukrainës, prodhimin e përbashkët të mbrojtjes dhe “prokurimin dhe investimet e ndërsjella”.
Trump tha se me liderin ukrainas pati një telefonatë shumë të mirë dhe strategjike.
“Ju thashë se isha shumë i pakënaqur me telefonatën time me presidentin Putin”, vazhdoi ai.
“Ai dëshiron të shkojë deri në fund, thjesht të vazhdojë të vrasë njerëz, nuk është mirë.”
Ndryshe, Pentagoni më parë këtë javë ndaloi disa dërgesa armësh në Ukrainë. Kur u pyet për atë ndalesë, Trump tha: Nuk e kemi bërë. Po japim armë. Por kemi dhënë kaq shumë armë. Por po japim armë dhe po punojmë me ta dhe po përpiqemi t’i ndihmojmë.
donald trump
Bota
5 Korrik 2025, 19:19
I.A
Pedro Sanchez
SPANJË- Qeveria e Pedro Sanchez në Spanjë po tronditet nga zbulimet e fundit të skandaleve ...
Bota
5 Korrik 2025, 18:59
I.A
Pamjet
SHBA- Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që përfshiu Teksasin është rritur në 27. Nën...
Bota
5 Korrik 2025, 18:44
I.A
Antonio Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi të shtunën sulmin më të...
Bota
5 Korrik 2025, 17:50
I.A
Donald Trump dhe Xi Jinping
SHBA- Pekini dhe Uashingtoni po ecin përpara me zbatimin e një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar n&e...
Bota
5 Korrik 2025, 16:49
I.A
Avioni
SPANJË- Paniku përfshiu një fluturim të Ryanair që po përgatitej të ngrihej nga aeroporti i M...
Bota
5 Korrik 2025, 16:35
I.A
Permbytje
SHBA- Qendra Kombëtare e Motit e SHBA-së (NHC) njoftoi sot se një zonë me presion të ulët në Oqeanin...
Bota
5 Korrik 2025, 16:15
I.A
GAZA- Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 24 palestinezë në Rripin e Gazës të shtunën, përfshirë 10 njerëz ...
Bota
5 Korrik 2025, 15:34
I.A
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti Recep Tayyip Erdogan, iu referua prokurimit të avionëve luftarakë F-35 nga Turqia dhe qëndrimit ...
Bota
5 Korrik 2025, 14:50
M.B
Foto ilustruese
PARIS- Për herë të parë në më shumë se një shekull, parisienët dhe turistët do t&eum...
Bota
5 Korrik 2025, 13:39
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Në mediat greke raportohet se është identifikuar 43-vjeçari i cili u vra në rrugën “Eiri...