Bota

"Profesor dhe baba i 2 fëmijëve!" Ekzekutimi i 43-vjeçarit në Greqi, identifikohet viktima! I dyshuar kryesor, ish-bashkëshorti i partneres

Bëhet me dije se 43-vjeçari është me origjinë polake, profesor dhe baba i dy fëmijëve. Mësohet se policia greke arriti të identifikojë viktimën falë çelësave që ai mbante me vete, si dhe dëshmive nga personat e pranishëm në zonë.

5 Korrik 2025, 13:39 Nga M.B
"Profesor dhe baba i 2 fëmijëve!" Ekzekutimi i
Foto ilustruese

GREQIA- Në mediat greke raportohet se është identifikuar 43-vjeçari i cili u vra në rrugën “Eirinis” në Agia Paraskevi të Greqisë, me të paktën tre plumba në qafë. Bëhet me dije se 43-vjeçari është me origjinë polake, profesor dhe baba i dy fëmijëve. Mësohet se policia greke arriti të identifikojë viktimën falë çelësave që ai mbante me vete, si dhe dëshmive nga personat e pranishëm në zonë.

Momentalisht, autori kryesor i dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i partneres së viktimës, i cili është në kërkim. Sipas dëshmitarëve, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi ka qëlluar disa herë me armë drejt viktimës. Ende nuk është e qartë nëse ai kishte një mjet transporti të parkuar afër dhe u largua i vetëm, apo nëse ndonjë person tjetër e ndihmoi të ikë nga vendi i krimit.

greqia

Sondazh

Poll