Bota

PREKËSE! Mund të mos ja dalë deri në fundvit, një qytet në SHBA feston Krishtlindjet në mes të verës për një 9-vjeçare të sëmurë me kancer (VIDEO)

Banorët e zonës së saj, pavarësisht vapës dhe temperaturave përvëluese, veshën veshjet e tyre festive dhe e mirëpritën Babagjyshin, duke sjellë sezonin më festiv të vitit disa muaj më herët.

4 Korrik 2025, 12:23 Nga r.ll
PREKËSE! Mund të mos ja dalë deri në fundvit, një qytet
pamje nga festmet

SHBA- Disa familje në Maryland në SHBA, kanë rënë dakord të festojnë Krishtlindjet këtë vit në mes të verës, konkretisht më 28 qershor, për një vajzë 9-vjeçare, Kasey Zachmann, e cila vuan nga një formë agresive e kancerit dhe mund të mos ia dalë deri në dhjetor.

Banorët e zonës së saj, pavarësisht vapës dhe temperaturave përvëluese, veshën veshjet e tyre festive dhe e mirëpritën Babagjyshin, duke sjellë sezonin më festiv të vitit disa muaj më herët. Kasey ishte vetëm 5 vjeçe kur u diagnostikua me medulloblastomë, një lloj kanceri në tru. Familja mësoi së fundmi se kanceri i kishte shkaktuar metastaza në nyjet limfatike.

Pas zhvillimeve të fundit, i gjithë komuniteti i saj, pasi mësoi se sa shumë i do Kasey Krishtlindjet, u mblodh së bashku për ta bërë kohën e mbetur sa më të mrekullueshme të ishte e mundur. Kështu që në video shohim Babagjyshin e Vitit të Ri duke hipur në një kamion zjarrfikës të dekoruar me dritat e festave dhe duke zbritur në lagjen e Kasey-t i ngarkuar me dhurata, i shoqëruar nga një maskotë, ndërsa fëmijët i afrohen atij. Një imazh mjaft surreal, por shumë prekës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Washington Post (@washingtonpost)

kaliforni maryland

Sondazh

Poll