Bota

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, tronditet i gjithë kryeqyteti italian, plagoset një zjarrfikës dhe disa persona të tjerë (FOTO+VIDEO)

Thuhet se zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje pas raportimeve për një kamion që kishte goditur një tubacion. Kur mbërritën në zonë, ka ndodhur edhe shpërthimi.

4 Korrik 2025, 09:33 Nga r.ll
Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në
zjarri ne rome

ROMË- Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në një pikë karburanti në Romë, ku kanë mbetur të plagosur disa përsona, tre prej tyre me djegie të rënda. Të plagosurit e raportuar deri tani janë një zjarrfikës dhe disa punonjës të shërbimit të urgjencës.

Thuhet se zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje pas raportimeve për një kamion që kishte goditur një tubacion. Kur mbërritën në zonë, ka ndodhur edhe shpërthimi. Sipas Reuters, shpëthimi në pikën që tregtonte benzinë, naftë dhe gaz ka qenë aq i fuqishëm, sa është dëgjuar në të gjithë kryeqytetin italian. 

Mediat lokale kanë publikuar edhe fotografi që tregojn një re të madhe tymi dhe zjarri lart mbi stacionin e benzinës.

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në

Agjencia e transportit publik të Romës, Atac, tha se mbylli një stacion metroje aty pranë, 'Teano', pas udhëzimeve të policisë. Raportohet se shpërthimi shkaktoi edhe disa dëme në ndërtesat përreth.

shperthim ne rome

Sondazh

Poll