Bota

Më shumë se 900 tërmete në dy javë, Japonia goditet nga lëkundje të reja sizmike, ja sa ishte magnituda

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e zinxhirit të ishujve Tokara në prefekturën Kagoshima, pothuajse 1,200 kilometra nga Tokio. Autoritetet nuk lëshuan asnjë paralajmërim për cunami.

3 Korrik 2025, 10:08 Nga N.F
Më shumë se 900 tërmete në dy javë, Japonia goditet nga
Foto

JAPONI- Një tërmet i ri me magnitudë 5.5 ballë, sipas të dhënave fillestare, goditi një ishull të largët në jugperëndim të Japonisë të enjten. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e zinxhirit të ishujve Tokara në prefekturën Kagoshima, pothuajse 1,200 kilometra nga Tokio. Autoritetet nuk lëshuan asnjë paralajmërim për cunami.

Tërmeti ndodhi në një thellësi fokale prej 20 kilometrash. Më shumë se 900 tërmete kanë tronditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore në dy javët e fundit, sipas agjencisë meteorologjike të vendit, duke i lënë banorët të paaftë për të fjetur dhe të frikësuar nga ajo që mund të ndodhë më pas.

Edhe pse nuk janë raportuar dëme të mëdha, Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka pranuar se nuk e di se kur do të mbarojnë tërmetet. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i tërmeteve ditore arriti kulmin në 183 më 23 qershor, pastaj ra në 15 më 26 qershor dhe 16 më 27 qershor. Por numri u rrit përsëri në 34 më 28 qershor dhe 98 më 29 qershor. Më 30 qershor, u regjistruan 62 tërmete.

Një periudhë e ngjashme me aktivitet të fortë sizmik në zonën e Tokarës u pa në shtator 2023, kur u regjistruan 346 tërmete, sipas agjencisë meteorologjike. Shtatë nga 12 Ishujt e largët Tokara janë të banuar, me rreth 700 banorë në total. Ekspertët thonë se topografia e pazakontë e zonës përreth ishujve Tokara e bën më të lehtë krijimin e presionit nën shtratin e detit, i cili më pas lehtësohet në formën e tërmeteve.

termet ne japoni

Sondazh

Poll