Bota

Gjermania kërkon kontakte të drejtpërdrejta me talebanët për të lehtësuar deportimet e kriminelëve afganë

Gushtin e kaluar, 28 afganë të dënuar për krime u dërguan me aeroplan në Kabul me ndihmën e Katarit.

3 Korrik 2025, 08:36 Nga N.F
Gjermania kërkon kontakte të drejtpërdrejta me talebanët
Foto

GJERMANI- Ministri i brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt po kërkon bisedime të drejtpërdrejta me regjimin islamik taleban në Afganistan me qëllim që të lehtësojë deportimin e kriminelëve afganë nga Gjermania.

Ne ende kemi nevojë për palë të treta për të zhvilluar bisedime me Afganistanin. Por kjo nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme”, tha për Focus ministri.

Që nga viti 2021, kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, nuk ka pasur deportime të afganëve nga Gjermania, me vetëm një përjashtim. Gushtin e kaluar, 28 afganë të dënuar për krime u dërguan me aeroplan në Kabul me ndihmën e Katarit.

Dobrid iu referua gjithashtu vështirësive të deportimit të sirianëve në vendin e tyre. Për të lehtësuar deportimet në Siri, paraardhësja e tij Nancy Fezer kishte filluar të kishte kontakte me qeverinë e re kalimtare të vendit, e cila kryesisht vjen nga organizata islamiste Hayat Tahrir al-Sham që rrëzoi nga pushteti presidentin sirian Bashar al-Assad.

"Ka kontakte me Sirinë në lidhje me një marrëveshje për deportimin e kriminelëve sirianë. Megjithatë, ato ende nuk kanë dhënë rezultate", shpjegoi ministri gjerman.

Sipas Dobridit, numri vjetor i refugjatëve të pranuar në Gjermani duhet të jetë dukshëm më i vogël se 200,000. Ky limit ishte propozuar më parë nga paraardhësi i Feser, Horst Seehofer. Megjithatë, në dy vitet e fundit, 600,000 azilkërkues u pranuan në Gjermani, përveç 1.2 milion ukrainasve që jetojnë në vend, të cilët duhet të llogariten në numrin e përgjithshëm të refugjatëve, vuri në dukje ministri i brendshëm gjerman.

gjermani afganistan

Sondazh

Poll