Bota

Presidenti u rikthehet polemikave/ Trump: Musk nisi sulme sepse ia ndërpremë subvencionet për automjetet elektrike (VIDEO)

Presidenti amerikan e kërcënoi ish-aleatin e tij me pasoja të mëtejshme, ndërsa la të kuptohej se një rishikim i subvencioneve qeveritare që kanë marrë kompanitë e tij është i afërt.

1 Korrik 2025, 20:05 Nga E. D
Presidenti u rikthehet polemikave/ Trump: Musk nisi sulme sepse ia
Elon Musk dhe Donald Trump 

SHBA- Donald Trump po i rikthehet polemikave me Elon Musk, duke e akuzuar atë për motive egoiste dhe duke pretenduar se sulmet e miliarderit filluan pas humbjes së mbështetjes qeveritare për automjetet elektrike.

 

Presidenti amerikan e kërcënoi ish-aleatin e tij me pasoja të mëtejshme, ndërsa la të kuptohej se një rishikim i subvencioneve qeveritare që kanë marrë kompanitë e tij është i afërt.

Sipas mediave të huaja Trump tha Musk është i mërzitur sepse humbi mandatin për automjetet elektrike në projektligjin e fundit të taksave dhe shpenzimeve, dhe paralajmëroi se CEO i Teslës mund të humbasë shumë më tepër se kaq.

Më herët gjatë ditës, Trump sugjeroi që departamenti i efikasitetit qeveritar duhet të rishikojë subvencionet që kompanitë e Musk kanë marrë në mënyrë që të kursejnë para, duke rindezur një luftë fjalësh midis njeriut më të fuqishëm në botë dhe më të pasurve të saj.

donald trump  elon musk

Sondazh

Poll