1 Korrik 2025, 17:35
Nga E. D
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA- Donald Trump njoftoi sot se “do të shqyrtojë” mundësinë e dëbimit të Elon Musk, pas deklaratave të forta të këtij të fundit për projekt-buxhetin. Presidenti amerikan tha se Komisioni për Efikasitetin Qeveritar (DOGE), i cili u drejtua nga Musk për katër muaj, mund të kufizojë subvencionet për bizneset e tij.
Kur një gazetar e pyeti nëse do të merrte në konsideratë dëbimin e ish-bashkëpunëtorit dhe mbështetësit të tij të lindur në Afrikën e Jugut, Trump u përgjigj: “Nuk e di. Duhet ta shqyrtojmë këtë mundësi.”
Ai shtoi se DOGE mund të përdoret si “armë” kundër Elon Musk, duke e “sulmuar” atë. Komisioni DOGE ka autoritetin për të reduktuar shpenzimet federale, ndonjëherë në mënyrë të papritur dhe të ashpër.
Musk, i cili u largua nga qeveria për t’u fokusuar në bizneset e tij, veçanërisht Tesla, kritikon projekt-buxhetin e Trump, duke thënë se ai do të rrisë kufirin e borxhit.
“Elon merr më shumë subvencione se çdo person tjetër në histori, dhe pa to, do të duhet të mbyllë biznesin dhe të kthehet në Afrikën e Jugut,” shkroi Trump më herët në Truth Social.
Musk paralajmëroi se nëse miratohet projekti, ai do të krijojë një parti të re dhe do të financojë kandidatë në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, që do të sfidojnë senatorë dhe deputetë aktualë.
donald trump elon musk
Bota
1 Korrik 2025, 17:22
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Gati 20,000 azilkërkues kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla që nga 1 janari,&...
Bota
1 Korrik 2025, 16:08
E. D
foto ilustruese
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë tha të martën se i kishte dërguar një notë proteste ambasadorit...
Bota
1 Korrik 2025, 15:30
E. D
Zohran Mamdani
SHBA- Zohran Mamdani nisi fushatën e tij për kryetar bashkie për qytetin e Nju Jorkut vitin e kaluar, ku shumë njerë...
Bota
1 Korrik 2025, 15:47
M.B
Milenko Zhivanoviç
SERBIA- Gjykata e Lartë në Beograd e ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e Korpusit të Drinës...
Bota
1 Korrik 2025, 15:09
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ndërpresë fondet federale për Qytetin e Nju Jorkut n&eu...
Bota
1 Korrik 2025, 14:47
N.F
Pamje
INDI- Një shpërthim në një fabrikë kimike në shtetin jugor indian të Telanganës ka vrarë ...
Bota
1 Korrik 2025, 13:56
N.F
Foto
SHBA- Projektligji i mbështetur nga Trump ka përçarë Partinë Republikane, ndërsa senatorët kanë vazhduar t&e...
Bota
1 Korrik 2025, 13:40
N.F
Musk
SHBA- Elon Musk është zotuar të rrëzojë nga mandati ligjvënësit që mbështesin projektligjin gjith&eu...
Bota
1 Korrik 2025, 13:23
r.ll
trump, musk
SHBA- Presidenti Donald Trump sugjeroi që Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, një iniciativë e udhëhequr nga...
Bota
1 Korrik 2025, 13:26
N.F
Tusk
POLONI- Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare në kufijtë e saj me Gjermaninë d...