Politike

Edhe në Shqipëri mbërritën disa mln dollarë/ Rubio: Nga sot USAID pushon së funksionuari, ndihma do të shpërndahet nëpërmjet Departamentit të Shtetit

Ai tha se performanca e USAID-it, me shpenzimet e saj mbi 715 miliardë dollarë gjatë dekadave, ra shumë nën këtë standard.

1 Korrik 2025, 16:43 Nga M.B
Edhe në Shqipëri mbërritën disa mln dollarë/ Rubio: Nga
Marco Rubio

SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi sot se Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të ndërpresë zyrtarisht zbatimin e ndihmës së huaj më 1 korrik, dhe programi i ndihmës do t'i transferohet Departamentit të Shtetit.

“Programet e ndihmës së huaj që përputhen me politikat e administratës dhe që përparojnë interesat amerikane do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet. Çdo nëpunës publik ka një detyrim ndaj qytetarëve amerikanë për të siguruar që çdo program që financon të përparojë interesat e kombit tonë", tha Rubio në një deklaratë.

Edhe në Shqipëri mbërritën disa mln dollarë/ Rubio: Nga

Ai tha se performanca e USAID-it, me shpenzimet e saj mbi 715 miliardë dollarë gjatë dekadave, ra shumë nën këtë standard. Rubio argumentoi se USAID ka krijuar një kompleks industrial të OJQ-ve që përfshin të gjithë globin me shpenzimet e taksapaguesve. Ai pretendoi se objektivat e zhvillimit rrallë janë përmbushur, paqëndrueshmëria shpesh është përkeqësuar dhe ndjenjat antiamerikane janë rritur.

“Kjo epokë e joefikasitetit të sanksionuar nga qeveria ka marrë zyrtarisht fund”, tha Rubio.

Ky veprim vjen pas përpjekjeve të gjera për të shpërbërë USAID-in gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump në detyrë, duke përfshirë anulimin e shumicës së kontratave, ndërprerjen e mijëra pozicioneve dhe vendosjen në leje administrative të pothuajse të gjithë fuqisë punëtore globale të agjencisë. Rubio njoftoi më parë se 83% e programeve të USAID-it u anuluan pas një shqyrtimi gjashtëjavor.

Çfarë është USAID-i?

Ish-Presidenti Kennedy e krijoi USAID-in në kulmin e Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik. Ai dëshironte një mënyrë më efikase për t’iu kundërvënë ndikimit sovjetik në skenën ndërkombëtare, nëpërmjet ndihmave për vendet e tjera, një funksion për të cilin Departamenti i Shtetit iu duk më burokratik se ç’duhej. Kongresi miratoi Ligjin për Ndihmën e Jashtme dhe ish-Presidenti Kennedy krijoi USAID-in si një agjenci të pavarur, në vitin 1961.

USAID-i vazhdoi të funksionojë edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Në ditët e sotme, mbështetësit e USAID-it thonë se ndihma e USAID-it në vendet e tjera, i kundërvihet ndikimit të Rusisë dhe Kinës. Kina ka programin e saj “Një Brez Një Rrugë” për ndihmat për vendet e tjera dhe ushtron aktivitet në shumë vende që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i kenë partnere. Kritikët thonë se programet janë një shpërdorim dhe nxisin një axhendë liberale.

USAID në Shqipëri

Fondet e USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga të dhënat që publikoi i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, në fillim të këtij viti, rezultonte se organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024. Sipas të dhënave të Grenell, në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

marco rubio

Sondazh

Poll