Bota

Trump: Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin javën e ardhshme

E vetmja gjë që SHBA-të do të kërkonin, shtoi Trump, është që Irani mos të ketë armë bërthamore.

25 Qershor 2025, 16:34 Nga r.ll
Trump: Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin
pamje nga konferenca

HAGË- Presidenti amerikan Donald Trump po mban një konferencë për mediat pas punimeve të samitit të NATO-s në Hagë. I pyetur nëse është i interesuar të rifillojë bisedimet bërthamore me Iranin, Trump u shpreh se nuk është.

Por më tej, presidenti amerikan u shpreh se Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin javën e ardhshme.

"Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di", thotë ai. "Për mua, nuk mendoj se është aq e nevojshme. Dua të them, ata patën një luftë, luftuan, tani janë kthyer në botën e tyre".

E vetmja gjë që SHBA-të do të kërkonin, shton ai, është që Irani mos të ketë armë bërthamore.

"Thashë, Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Është hedhur në erë. Ne e hodhëm në erë deri në fund të mbretërisë. Kështu që nuk kam shumë bindje për këtë.", tha ai. 

donald trump

Sondazh

Poll