Bota

Teherani i quan të turpshme urimet e Rutte-s për Trumpin pas sulmeve amerikane: Një akt kriminal agresioni kundër një shteti sovran!

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane po i referohej mesazhit të urimit që Mark Rutte i dërgoi Donald Trump, të cilin presidenti amerikan e zbuloi dje në platformën e tij Truth Social.

25 Qershor 2025, 16:18 Nga N.F
Teherani i quan të turpshme urimet e Rutte-s për Trumpin pas sulmeve
Foto

IRAN- Irani i quajti të martën urimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për Donald Trump të turpshme pas sulmeve të fundjavës nga SHBA-të në objektet kryesore bërthamore në Republikën Islamike.

"Është e turpshme, e përçmueshme dhe e papërgjegjshme që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ta cilësojë si 'vërtet të habitshme' një akt kriminal agresioni kundër një shteti sovran", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai.

Ai shtoi se kushdo që mbështet një krim konsiderohet bashkëpunëtor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane po i referohej mesazhit të urimit që Mark Rutte i dërgoi Donald Trump, të cilin presidenti amerikan e zbuloi dje në platformën e tij Truth Social.

"Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran. Është vërtet e mahnitshme dhe diçka që askush nuk ka guxuar ta bëjë", tha Rutte për bombardimet amerikane të kryera të dielën kundër objekteve bërthamore në Fordoë, Isfahan dhe Natanz.

trump rutte teheran

Sondazh

Poll