Bota

Rutte në Hagë: Të gjithë duhet të bëjmë hapa përpara për të qëndruar të sigurtë! Ukraina ka mbështetjen tonë të vazhdueshme

Ai u shpreh më tej se Presidenti Donald Trump ka qenë i qartë se SHBA-të janë të përkushtuara ndaj NATO-s, por kërkon që anëtarët evropianë dhe Kanadaja të bëjnë më shumë nga detyrat e rënda për aleancën ushtarake.

25 Qershor 2025, 15:04 Nga r.ll
Rutte në Hagë: Të gjithë duhet të bëjmë hapa
mark rutte

HAGË- Shefi i NATO-s, Mark Rutte e ka nisur fjalimin e tij në konferencën për media duke shpjeguar se për çfarë do të shpenzohet premtimi prej 5%. Ai shpjegoi se 3.5% e saj do të shkojë për "mbrojtje thelbësore" për të financuar ushtritë e NATO-s dhe pajisjet që u nevojiten, si dhe 1.5% do të shpenzohet për investime në mbështetje të sigurisë.

"Të gjithë aleatët janë të bashkuar në të kuptuarit se duhet të bëjmë hapa përpara për të qëndruar të sigurt", thotë Rutte.

Më tej ai shtoi se Presidenti Donald Trump ka qenë i qartë se SHBA-të janë të përkushtuara ndaj NATO-s, por kërkon që anëtarët evropianë dhe Kanadaja të bëjnë më shumë nga detyrat e rënda për aleancën ushtarake.

Rutte theksoi gjithashtu se NATO qëndron me Ukrainën, duke thënë se mesazhi i fortë i aleancë për Volodymyr Zelenskyn dhe popullin ukrainas është se do të kenë mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Ai shton: “Qëllimi ynë është ta mbajmë Ukrainën në luftë sot, në mënyrë që të mund të gëzojë një paqe të qëndrueshme në të ardhmen.”

mark rutte

Sondazh

Poll