Bota

Kallas: Nuk është "absolute" që sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ishin të ligjshme

Ajo thotë se kushdo që përdor forcën duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas ligjit ndërkombëta.

25 Qershor 2025, 12:22 Nga M.B
Kallas: Nuk është "absolute" që sulmet e SHBA-së
Kaja Kallas

EUROPA- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ishin të ligjshme.

Ajo thotë se kushdo që përdor forcën duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas ligjit ndërkombëta. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse sulmet amerikane ishin të ligjshme, ajo thotë se kjo “nuk është absolute”.

Kallas thotë se beson që sulmet e SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit e kanë penguar programin e tij. Por ajo shton se kjo nuk e ka “fshirë njohuritë” bërthamore të Iranit gjë që, thotë ajo, nënvizon nevojën për një zgjidhje diplomatike.

Kallas gjithashtu shton se Perëndimi ka ende çështje të tjera për të adresuar me Teheranin duke përfshirë programin e tij të raketave balistike, mbështetjen e tij për Rusinë në luftën në Ukrainë dhe qytetarët evropianë të ndaluar në Iran.

"Duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha këto çështje", thotë ajo.

kaja kallas

Sondazh

Poll