Bota

Dalin FOTOT e shtatë ushtarëve izraelitë të vrarë në luftimet në jug të Gazës

U shtarët shërbyen në Batalionin e 605-të të Xhenios të Brigadës së 188-të, i cili specializohet në shkatërrimin e tuneleve nëntokësore dhe infrastrukturës tjetër ushtarake, pastrimin e fushave të minuara dhe hapjen e rrugëve për kalimin e këmbësorisë dhe automjeteve të blinduara gjatë betejave.

25 Qershor 2025, 08:19 Nga E. D
Dalin FOTOT e shtatë ushtarëve izraelitë të vrarë
ushtarët izraelitë

IZRAEL- Shtatë ushtarë izraelitë u vranë gjatë të njëjtit incident në Rripin jugor të Gazës. Gjithashtu është publikuar edhe identiteti i gjashtë ushtarëve, të moshës midis 19 dhe 21 vjeç. U shtarët shërbyen në Batalionin e 605-të të Xhenios të Brigadës së 188-të, i cili specializohet në shkatërrimin e tuneleve nëntokësore dhe infrastrukturës tjetër ushtarake, pastrimin e fushave të minuara dhe hapjen e rrugëve për kalimin e këmbësorisë dhe automjeteve të blinduara gjatë betejave.

Identiteti i ushtarit të shtatë që vdiq nuk u zbulua. Nuk u dha asnjë sqarim mbi natyrën e "incidentit" që rezultoi në vdekjen e shtatë ushtarëve. Një ushtar tjetër, që i përkiste të njëjtës njësi si gjashtë të rënët, u plagos dje në një incident të veçantë në Rripin e Gazës, përsëri sipas forcave të armatosura izraelite.

Të paktën 400 ushtarë izraelitë humbën jetën

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 430 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës. Lufta u shkaktua nga një bastisje nga krahu ushtarak i Hamasit në sektorët jugorë të territorit izraelit më 7 tetor 2023, në të cilën humbën jetën 1,219 persona, shumica e tyre civilë, sipas një llogaritjeje të Agence France-Presse bazuar në të dhënat zyrtare izraelite.

Të paktën 56,077 palestinezë, shumica e tyre civilë, kanë humbur jetën në fushatën e gjerë ushtarake izraelite të hakmarrjes që atëherë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit, e cila konsiderohet e besueshme nga OKB-ja.

ushtarë izraelitë lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll