Bota

Objektet bërthamore të Iranit nuk u shkatërruan/ Trump i quan lajme të rreme: CNN me gazetën e New York Times bashkëpunuan për të minimizuar një nga sulmet më të suksesshme në histori

Me anë të një postimi në në Truth Social, Trump shkruan se objektet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht.

25 Qershor 2025, 07:46 Nga E. D
Objektet bërthamore të Iranit nuk u shkatërruan/ Trump i quan
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar raportet për dëme të kufizuara në objektet bërthamore të Iranit, duke akuzuar median, përfshirë CNN, se po përpiqen të denigrojnë një nga operacionet ushtarake më të suksesshme në histori. Me anë të një postimi në në Truth Social, Trump shkruan se objektet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht.

“LAJME TË RREME: CNN, së bashku me gazetën e dështuar New York Times, bashkëpunuan në një përpjekje për të minimizuar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar plotësisht! Si Times ashtu edhe CNN janë nën sulmin e publikut!”, shkroi Donald Trump në postimin e tij.

Nga ana e tij, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, bëri thirrje për rifillimin e inspektimeve të objekteve të programit të energjisë bërthamore të Iranit, pas armëpushimit midis Teheranit dhe Tel Avivit që hyri në fuqi të martën në mëngjes (24/6).

“Rifillimi i bashkëpunimit me IAEA-n është çelësi për arritjen e një marrëveshjeje të suksesshme diplomatike për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen mbi aktivitetet bërthamore të Iranit”, tha Grossi, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij në Vjenë të martën.

Inspektorët nga agjencia, pjesë e sistemit të OKB-së, mbetën në vend gjatë gjithë luftës dhe janë gati të kthehen në objektet e programit të energjisë bërthamore për të verifikuar stoqet e materialit bërthamor dhe pajisjeve përkatëse. Inspektorët e IAEA-s i kishin vizituar objektet disa ditë përpara se Izraeli të niste sulme ajrore kundër Iranit në orët e para të 13 qershorit.

donald trump shba iran

Sondazh

Poll

Bota 24 Qershor 2025, 22:51 r.ll

E keqja e re e NATO-s: Spanja

pedro sanchez HAGË- Kanadaja dikur ishte problemi më i madh i NATO-s për shkak të shpenzimeve të saj të pamjaftueshme p&...