Aktualitet

Sulmi kibernetik në bashkinë e Tiranës, Ristani: Të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni, po punojmë për forcimin e infrastrukturës digjitale

Në njoftimin për mediat, Ristani shprehet se sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkisë Tiranë, u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, gjë që sipas saj tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.

24 Qershor 2025, 17:09 Nga r.ll
Sulmi kibernetik në bashkinë e Tiranës, Ristani: Të
anuela ristani

TIRANË- Kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni. Në njoftimin për mediat, Ristani shprehet se sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkisë Tiranë, u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, gjë që sipas saj tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.

Ajo thotë se janë marrë masat e nevojshme për të rikthyer të gjitha sistemet, ndërsa shton se të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni. 

Më tej bën me dije se aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen për të garantuar që nuk ka mbetje malëare-i para se të aktivizohen. Ristani thekson se po punohet për forcimin e infrastrukturës digjitale të bashkisë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Të nderuar qytetarë të Tiranës,

Dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që kemi regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.

Sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.

Dua të theksoj se, edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.

Të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.

Prej 80 serverëve total, 10 prej tyre janë nën vëzhgim.

Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malëare-i para se të aktivizohen.

Në këtë fazë, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë.

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe përkushtim për të mbrojtur të dhënat dhe interesin e çdo qytetari.

anuela ristani bashkia e tiranes

Sondazh

Poll