Leo Messi synon një tjetër rekord... para se të festojë ditëlindjen
SHBA - Inter Miami kërkon të kualifikohet për në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube sot n&e...
Bayerni e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën e 1/8-ave, por një barazim do t’i mjaftonte për të ruajtur vendin e parë dhe për të shmangur një udhëtim të ri, duke qëndruar në Charlotte edhe për sfidën e radhës.
SHBA - Sfida mes Benfikës dhe Bayernit të Mynihut në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit C të Botërorit për Klube pritet të jetë vendimtare për fatin e grupit ku bëjnë pjesë edhe Boca Juniors dhe Auckland City. Favoritët? Natyrisht, bavarezët.
Bayerni e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën e 1/8-ave, por një barazim do t’i mjaftonte për të ruajtur vendin e parë dhe për të shmangur një udhëtim të ri, duke qëndruar në Charlotte edhe për sfidën e radhës. Megjithatë, skuadra e Vincent Kompany vjen me mungesa të rëndësishme në mbrojtje, me Davies, Kim dhe Dier të dëmtuar. Gjendja e Musialës mbetet për t’u vlerësuar.
Që nga humbja ndaj Interit më 8 prill, në ‘Allianz Arena’, Bayerni është i pamposhtur: 6 fitore dhe 3 barazime, me pesë ndeshje pa pësuar gol. Nga ana tjetër, Benfica kërkon të sigurojë kalimin në fazën tjetër. Edhe një barazim do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar, çka do ta çonte në një duel me Flamengon në Miami Gardens. Fitorja ndaj Bayernit do ta rriste ndjeshëm prestigjin dhe do t’i siguronte vendin e parë në grup, duke e mbajtur në Charlotte.
Skuadra portugeze vjen pa Andrea Belottin, që është ende i pezulluar, dhe me një formë të vakët, vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit. Por ka një avantazh të madh: Benfika ka shënuar në 17 ndeshje radhazi, një statistikë që tregon se sulmi i “shqiponjave” është gjithmonë i rrezikshëm. Një përballje ku Bayern është favorit, por Benfika dëshiron me çdo kusht të kalojë në fazën tjetër, ndaj do të luftojë fort për të mos u mposhtur.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Inter Miami kërkon të kualifikohet për në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube sot n&e...
SHBA - Ndërsa Wanda Nara ende po vuan me divorcin e saj të ndërlikuar nga ish-bashkëshorti Mauro Icardi, vetë showgirl argjentinase po ...
SHBA - Një mendim padyshim i respektueshëm, por që ka ndezur rrjetet sociale dhe është i destinuar të nxisë diskutime.  ...
ITALI - Napoli ka marrë sinjale inkurajuese nga sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, për një transferim të mundshëm gjatë kë...
IRAN - Më 25 mars në Teheran, Irani arriti atë që çdo komb ëndërron: sigurimin e një bilete për në Kupë...
SPANJE - Sandro Rosell, ish-presidenti i FC Barcelonës, ka sulmuar sërish sistemin gjyqësor spanjol në një intervist&eum...
ITALI - "Taremi është mirë. Arrita të kthehesha në shtëpi një ditë para bombave. Jam mirë, flas me miqtë e mi ...
SPANJE - Zenit Saint Petersburg i habiti të gjithë duke nisur një fushatë donacionesh në TikTok për të ndihmuar Barç&e...
FRANCE - Pas pezullimit të tij për doping dhe tentativës së zhvatjes, ku ai ishte viktimë, Paul Pogba ka pasur dy vite të vës...
SPANJE - Një fotografi e thjeshtë me të birin e bëri Cristiano Ronaldon sërish një temë në trend në rrj...