Bota

Mori një letër në mes të fjalimit, ja reagimi i senatorit amerikan Sanders kur u njoftua për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Vetëm Kongresi mund të autorizojë hyrjen në luftë! (VIDEO)

Pas leximit të letrës të pranishmit brohoritën njëzëri "No more war". Sander i mbështeti ata duke thënë se "jam dakord" ndërsa theksoi se këto ishin sulme të paligjshme dhe jokushtetuese.

23 Qershor 2025, 17:10 Nga N.F
Mori një letër në mes të fjalimit, ja reagimi i senatorit
Sanders

SHBA- Senatori amerikan, Bernie Sanders mësoi gjatë një fjalimi në Teksas se SHBA kishte sulmuar Iranin. Sanders mori një letër gjatë fjalimit të tij me njoftimin se SHBA kishte kryer sulme në Iran. Pasi tundi kokën duke e treguar qartë zhgënjimin, ai lexoi letrën ku thuhej se SHBA ka sulmuar Iranin.

Pas leximit të letrës të pranishmit brohoritën njëzëri "No more war". Sander i mbështeti ata duke thënë se "jam dakord" ndërsa theksoi se këto ishin sulme të paligjshme dhe jokushtetuese. Ai tha se sipas ligjit amerikan, vetëm Kongresi mund të autorizojë hyrjen në luftë.

Sanders është një kundërshtar i fortë i mbështetjes së SHBA-së për aktivitetet e Izraelit në Lindjen e Mesme. Ai kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai kishte gabuar në vlerësimet e tij në lidhje me Lindjen e Mesme dekada më parë.

sanders

Sondazh

Poll