Bota

Shtëpia e Bardhë përsërit pretendimin e Trump: Centralet bërthamore të Iranit janë shkatëruar plotësisht

Leavitt tha se presidenti nuk do të kishte urdhëruar sulmet pa besimin se ky do të ishte rezultati.

23 Qershor 2025, 15:16 Nga r.ll
Shtëpia e Bardhë përsërit pretendimin e Trump: Centralet
foto ilustruese

SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, përsëriti pretendimin e Presidentit Donald Trump se centralet bërthamore të Iranit ishin shkatërruar plotësisht.

“Jemi të bindur, po, se centralet bërthamore të Iranit u shkatërruan plotësisht, siç tha presidenti në fjalimin e tij drejtuar kombit të shtunën në mbrëmje, dhe kemi një shkallë të lartë besimi se vendi ku ndodhën këto sulme është vendi ku ruhej uraniumi i pasuruar i Iranit”, tha ajo në emisionin “Good Morning America” të ABC-së. Leavitt tha se presidenti nuk do të kishte urdhëruar sulmet pa besimin se ky do të ishte rezultati.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen e rezervave të materialit bërthamor të Iranit, të nivelit të armëve, duke kërkuar që inspektorëve t'u lejohet të kthehen në mënyrë të sigurt në vend për të vlerësuar situatën dhe dëmet.

Në një intervistë, Grossi tha se Irani ka ruajtur rreth 400 kilogramë uranium të pasuruar në 60%, jo shumë larg pasurimit 90% të nevojshëm për të ndërtuar një armë bërthamore.

Ndërkohë, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine, tha dje se meqenëse vlerësimi i ndikimit të sulmeve është ende në vazhdim, është shumë herët për të komentuar nëse Irani ende ruan disa aftësi bërthamore.

karoline leavitt shba shtepia e bardhe

Sondazh

Poll