Bota

Ushtria izraelite: Kemi goditur rrugët e hyrjes në uzinën bërthamore Fordow të Iranit

Në një deklaratë me një rresht, IDF tha se kreu sulmet “me qëllim që të pengonte” aksesin në impiantin e pasurimit, të cilin SHBA-të e kishin sulmuar me bomba kundër bunkerëve 36 orë më parë.

23 Qershor 2025, 14:17 Nga M.B
Ushtria izraelite: Kemi goditur rrugët e hyrjes në uzinën
Imazhe satelitore mbi kompleksin nëntokësor Fordow, para dhe pasi SHBA-të goditën impiantin bërthamor nëntokësor një ditë më parë

LINDJE E MESME- IDF tha sot se kanë goditur dhe bllokuar rrugët e hyrjes në impiantin bërthamor Fordow në Iranin qendror. Në një deklaratë me një rresht, IDF tha se kreu sulmet “me qëllim që të pengonte” aksesin në impiantin e pasurimit, të cilin SHBA-të e kishin sulmuar me bomba kundër bunkerëve 36 orë më parë.

Të dielën në mbrëmje, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se SHBA-të e kishin “dëmtuar rëndë” Fordow në sulmet e tyre. I pyetur nëse programi bërthamor i Iranit ishte shkatërruar, Netanyahu tha se po shqyrtonin çështjen nga shumë afër, me shumë detaje së bashku me amerikanët.

"Po e shqyrtojmë çështjen nga shumë afër, me shumë detaje së bashku me aleatët tanë amerikanë. Por është e qartë se kemi dhënë goditje të rënda: eliminuam shkencëtarët e tyre kryesorë (bërthamorë), fabrikat e tyre të centrifugave, objektet e pasurimit - goditëm dhe shkatërruam Natanzin, dëmtuam rëndë Fordoun. Përfundimisht do ta dimë shkallën e plotë dhe jemi të vendosur ta përfundojmë këtë", tha Netanyahu.

lindje e mesem

Sondazh

Poll