Vajza 11-vjeçare kujdeset për familjen e saj, mesazhi prekës i Dafina Zeqirit: Ne kemi të njëjtën histori dhe ti mund t’
26 Janar 2020, 09:04Nga DOSJA
Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Rubies e cila kishte zgjedhur emisionin për të surprizuar vajzën e saj, Klodjanën. Rubia ishte lindur dhe rritur në një familje të madhe me shumë anëtarë e cila kishte pasur probleme të vazhdueshme ekonomike. Në moshën 19-vjeçare, ajo ishte martuar me mblesëri dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë 3 fëmijë. Më vonë Rubia kishte mësuar se bashkëshorti i saj kishte edhe 3 fëmijë të tjerë nga një martesë tjetër.
Fatkeqësisht vështirësitë ekonomike e kishin ndjekur Rubien dhe për këtë arsye bashkëshorti i saj ishte detyruar që të emigronte duke e lënë atë vetëm me fëmijët. Që t’i siguronte fëmijëve të saj një jetë më të mirë dhe t’iu plotësonte atyre të gjitha dëshirat, Rubia kishte filluar punë si ndihmës-kuzhiniere. Klodjana, vajza e saj e madhe që ishte vetëm 11 vjeç, kujdesej për vëllain dhe motrën më të vogël, kur e ëma e tyre ndodhej në punë.
Rubia ndihej në faj sepse ajo kalonte shumë pak kohë me fëmijët e saj dhe ndjente se Klodjana nuk po jetonte fëmijërinë si të gjithë moshatarët e saj. Për këtë arsye Rubia kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Klodjanës dhe për ta falenderuar për sakrificat që ajo bën. “Të kam lënë në dorëzim diçka që t’i nuk duhet ta kesh, por unë duhet të të kërkoj shumë falje. Kjo është puna ime dhe jo jotja, prandaj mami të falenderon shumë!”
E ftuar surprizë për Klodjanën ishte këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri e cila ka pasur një histori pothuajse të ngjashme me atë të Klodjanës. “Ne mund të bëjmë të pamundurën, sepse ne jemi të forta. Ne kemi të njëjtën histori dhe ti ke për të arritur shumë në jetën tënde, më shiko mua ku jam tani, prandaj mos u dorëzo. Ne jemi femra dhe jemi të fuqishme dhe duhet të bëhesh e fortë që të realizosh çdo gjë!”,- ishte mesazhi i Dafinës për Klodjanën e vogël.
KOSOVË– Këngëtari Robert Berisha në intervistën e tij më të fundit ka bërë deklaratën më seksiste që është bërë kohet e fundit nga një personazh publ...
TIRANË– Aktori i humorit Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ka folur për filmin e tij më të fundit të quajtur “I Love Tropoja”. ...
DashiDashuria: Merrni përsëri të tashmen dhe lini të kaluarën pas. Vetëm duke ndërtuar një dialog të hapur dhe të sinqertë me të dashurin tuaj, ju do të jeni në...
TIRANË– I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka qënë i ftuar aktori i njohur tashmë dhe producent Ermal Mamaqi. Gjatë interv...
TIRANË– Rrjeti po çmendet ditët e fundit nga një sfidë ku tregohet i njëjti person se si do të dukej në profeliet e katër rrjetet sociale. Bëhet fja...
TIRANË– Moderatorja Orinda Huta ka kaluar disa orë në rajonin e policisë në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Arsyeja e këtij qën...
BRITANI-Princeshë Diana ka frymëzuar gjithmonë dhe vazhdon të frymzojë me stilin e saj, trendy që Diana promovoi në vitet ’80 duket se do të bëjë bujë edhe në v...
TIRANË– DJ Vin Veli ka pranuar hapur se ka tradhëtuar njërën prej partnereve që ka patur. I ftuar në emisionin “Glamour zone”, Veli tha se ka tradhët...