Bota

VIDEO/ Klienti në Londër provon gatimin indian me 72 erëza, përfundon i shtrirë në trotuar

Mediat e huaja shkruajnë se ai vendosi të provonte kerri-n, i cili thuhet se është më pikanti në Mbretërinë e Bashkuar.

21 Qershor 2025, 11:01 Nga M.B
VIDEO/ Klienti në Londër provon gatimin indian me 72 erëza,
Foto nga vendi i ngjarjes

LONDRA-  Një person që guxoi të merrte përsipër sfidën pikante në një restorant në Brick Lane në Londër përfundoi i shtrirë në trotuar, i djersitur, pa bluzë dhe me një shishe qumësht pranë tij. Mediat e huaja shkruajnë se ai vendosi të provonte kerri-n, i cili thuhet se është më pikanti në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjata përmban 72 erëza të ndryshme pikante, duke përfshirë famëkeqin Carolina Reaper dhe specin e rrallë speci djegës nga Bangladeshi. Menaxheri i restorantit, e shërben atë i veshur me maskë gazi dhe doreza, si një paralajmërim i betejës që do të pasojë. Sapo kloenti merr kafshatën e parë, ai fillon të djersitet dhe të skuqet në fytyrë.

Disa minuta më vonë, ai del nga restoranti dhe rrëzohet në trotuar, i rraskapitur nga gatimi pikant. Menaxheri përpiqet ta qetësojëme një gotë mango lassi.

“Do të të freskojë. Do të jesh përsëri në këmbë pas dhjetë minutash”, i thotë menaxheri, duke e qetësuar klientin.

 

 

londra

Sondazh

Poll