Bota

Takim me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Turqi: Nuk e di se si mund t'i besojmë SHBA-së pas sulmit izraelit

Abbas Araghchi akuzoi Uashingtonin për “tradhti ndaj diplomacisë”, duke thënë se zyrtarët amerikanë “duhet të tregojnë vendosmërinë e tyre për të negociuar një zgjidhje”.

21 Qershor 2025, 10:19 Nga M.B
Takim me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, Ministri i Jashtëm
Abbas Araghchi

TURQI- Irani është i pasigurt nëse duhet t’u besojë Shteteve të Bashkuara në bisedimet e paqes, tha ministri i tij i jashtëm, duke sugjeruar se negociatat e Presidentit Donald Trump ishin një “mbulesë” për sulmet izraelite ndaj vendit të tij.

Abbas Araghchi akuzoi Uashingtonin për “tradhti ndaj diplomacisë”, duke thënë se zyrtarët amerikanë “duhet të tregojnë vendosmërinë e tyre për të negociuar një zgjidhje”, në një intervistë para kameras me NBC News të premten.

“Kemi arritur në përfundimin se negociatat nga SHBA-të ishin në fakt një mbulesë për atë që bënë izraelitët. Nuk e dimë se si mund t'u besojmë më atyre [SHBA-së]", tha ai.

Araghchi mbërriti në Turqi të premten në mbrëmje, përpara një takimi të së shtunës të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik me 57 vende, e cila përfaqëson zërin kolektiv të botës myslimane.

Duke folur për mediat iraniane në Stamboll, Araghchi tha se do ta “shfrytëzonte plotësisht këtë mundësi në mënyrë që të dëgjohej zëri i pafajshëm dhe i drejtë i popullit iranian”. Ministri tha se planifikon gjithashtu të takohet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe zyrtarë të tjerë.

lindje e mesme

Sondazh

Poll