Sport

VIDEO/ Bayern Munich kalon në raundin e të 16-tave: Goli i Olise siguron fitoren ndaj Bocas

Me 6 pikët e grumbulluara, pas dy ndeshjeve në grup, bavarezët tani kanë siguruar kualifikimin për në raudin e të 16-ave.

21 Qershor 2025, 05:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Bayern Munich kalon në raundin e të 16-tave: Goli i Olise

SHBA - Bayern Munich e nisi Kupën e Botës për Klube me një fitore të bujshme 10-0 kundër Auckland City. Në ndeshjen e dytë, testi i tyre i parë i vështirë, ishte kundër argjetinasve të Boca Juniors, të cilën e fituan 2-1 në fund, pavarësisht një performance dominuese.

Në minutën e 18-të FCB shënon dhe këtë herë epërsia do të zgjasë! Coman është autori i një krosi nga e djathta, i cili nën presionin e kundërshtarit, ai ia kalon topin Kane. Pas një sprinti të shkurtër, anglezi gjuan me qetësi me këmbën e majtë në cepin e djathtë dhe 1-0.

Pas pushimit, në minutën e 66-të, vjen goli i barazimit nga një kaos i papritur. Pasi Olise humbet topin, Velasco gjen sulmuesin Merentiel, i cili vrapon thellë pas Tah. Kapiteni i Bocës më pas thjesht e kalon topin përtej Stanisic, qëndron i qetë para Neuer dhe shënon për ta bërë rezultatin 1-1.

Por historia nuk kishte përfunduar. Në minutën e 84-t vjen dhe goditja e Bayernit kundër argjentinasve të Bocës. Në mes një situate konfuze, Kane ruan qetësinë në zonën e penalltisë dhe ia pason topin Olises.

Francezi gjuan me kujdes dhe gjuan ulët në këndin e majtë dhe i jep fitoren e merituar 2-1 bavarezëve, të cilët me 6 pikët e grumbulluara tani kanë siguruar kualifikimin për në raudin e të 16-ave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Qershor 2025, 18:05

Ter Stegen, duke pushuar në Greqi...

GREQI - Ditën që Joan Garcia nënshkroi kontratën e tij me FC Barcelona dhe me vëmendjen e përqendruar te porti...