Sport

Nje tjetër ndeshje ndërpritet nga stuhia!...

Rifillimi i ndeshjes Benfica-Auckland City është shtyrë deri në njoftim të mëtejshëm. Pjesa e parë 1-0 për Benficën, pas golit të shënuar nga Di Maria me penallti.

20 Qershor 2025, 21:01 Nga DOSJA
Nje tjetër ndeshje ndërpritet nga stuhia!...

SHBA - Problemet me motin vazhdojnë në Kupën e Botës për Klube. Nisja e pjesës së dytë të ndeshjes Benfica-Auckland City (1-0 në pushim për portugezët, pas golit të shënuar nga Di Maria me penallti (45’+4) është ndërprerë deri në njoftim të mëtejshëm për shkak të një paralajmërimi për stuhi në Orlando.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për një stuhi të fortë, me erëra deri në 80 km/orë, që do të prekë zona të ndryshme të Floridës, përfshirë qytetin e Orlandos.

Në pritje të lajmeve të mëtejshme, kjo është ndeshja e katërt në këtë garë që preket nga problemet e motit, parafundit ishte Palmeiras-Al Ahly këtë të enjte, e cila përfundoi 2-0 në favor të brazilianëve.

Goli i shënuar nga Di Maria:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Qershor 2025, 18:05

Ter Stegen, duke pushuar në Greqi...

GREQI - Ditën që Joan Garcia nënshkroi kontratën e tij me FC Barcelona dhe me vëmendjen e përqendruar te porti...