Sport

VIDEO/ Me pushime në Brazil, Lamine Yamal kishte si ‘shofer’ idhullin e tij Neymar…

I konsideruar nga disa si lojtari më i mirë në botë vetëm në moshën 17-vjeçare, Lamine Yamal mbetet megjithatë një djalosh i ri me idhuj. Të enjten, ndërsa ishte me pushime në Brazil, ai kaloi një ditë me njeriun që admironte më shumë, Neymar.

20 Qershor 2025, 14:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Me pushime në Brazil, Lamine Yamal kishte si ‘shofer’

BRAZIL - Kjo mund të jetë hera e parë që Lamine Yamal duket në moshën e tij (17). Një buzëqeshje rinore nuk i ikën kurrë nga fytyra, ajo e një djali të ri që kalon kohë me idhullin e tij.

Pasi shkoi me pushime në Brazil, pas një sezoni shumë të ngjeshur gjatë të cilit luajti 62 ndeshje, Yamal kaloi një ditë ëndrrash me njeriun që e admironte që fëmijë.

Midis futbollit në plazh, pasditeve të kaluara në pishinë, lojërave elektronike dhe shkëmbimit të fanelave, të dy yjet, pavarësisht një diference moshe prej tetëmbëdhjetë vjetësh, duket se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Me 105 gola në 186 ndeshje për Barcelonën midis viteve 2013 dhe 2017, Neymar, së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarez, formuan një treshe që la gjurmë në historinë e futbollit dhe frymëzoi ëndrrat e miliona fëmijëve. Dhe nuk ka dyshim se Lamine Yamal do të donte të linte gjurmën e tij në FC Barcelona si idhulli i tij.

Lojtari i Barçës ka ende disa javë pushim, pasi trajneri i tij Hansi Flick do ta grumbullojë ekipin katalanas për t'u rikthyer në stërvitje vetëm më 13 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll