Sport

VIDEO / Acerbi tregon veten në Amerikë: “Unë jam i çmendur, do të të rrah…!”

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon momentin kur një tifoz me fanellën e PSG-së provokon Acerbin. Reagimi i mbrojtësit nuk vonon dhe ai dëgjohet t’i thotë tifozit.

20 Qershor 2025, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO / Acerbi tregon veten në Amerikë: “Unë jam i

SHBA - Francesco Acerbi nuk po gjen qetësi këtë periudhë, duke u rikthyer sërish në qendër të polemikave. Pas refuzimit për t’iu bashkuar Italisë në ndeshjen kualifikuese ndaj Norvegjisë dhe pas humbjes së dhimbshme në finalen e Champions League ndaj PSG-së, mbrojtësi italian bëhet protagonist i një tjetër episodi të diskutueshëm: një debat i ashpër me një tifoz jashtë qendrës stërvitore të Interit, në Seattle, ku skuadra ndodhet për Botërorin e Klubeve.

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon momentin kur një tifoz me fanellën e PSG-së provokon Acerbin. Reagimi i mbrojtësit nuk vonon dhe ai dëgjohet t’i thotë tifozit:

 “Jam një njeri serioz, nuk më pëlqen të tallen me mua. Nëse kur dal dëgjoj ‘Acerbi-Barcola’, kjo nuk më pëlqen. Unë jam i çmendur, do të të rrah!”

Ky incident pritet të shkaktojë sërish diskutime të gjera, duke shtuar një tjetër episod në listën e gjatë të situatave të debatueshme ku Acerbi është përfshirë gjatë karrierës së tij: nga përplasja me Bakayoko në ‘San Siro’, te tensionet me tifozët e Lazios, e deri te akuzat e fundit për fyerje raciste ndaj Juan Jesus. Ky moment pritet të trazojë edhe më tej atmosferën rreth mbrojtësit në një periudhë delikate për të dhe për Interin.

B. (Dosja.al)

Sondazh

Poll