20 Qershor 2025, 00:50
Nga DOSJA
ITALI - Granit Xhaka është gati të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe të transferohet në Itali, ku e pret Milani. Mesfushori është gati të bëjë një sakrificë të madhe për të, vetëm që t’u bashkohet kuqezinjve, pasi kërkon të jetë një nga emrat që do të ndihmojnë në ndërtimin e një cikli të ri fitues. “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se futbollisti ka një akord parimor me Milanin për transferimin e tij dhe tashmë mbetet të bindet Leverkuseni që të finalizojë me sukses negociatat për shitjen e kartonit të mesfushorit.
Bëhet e ditur se në bisedime është përfshirë edhe vetë Xhaka, që të bindë klubin të pranojë ofertën e kuqezinjve, pasi dëshiron të provojë këtë aventurë të re në Itali, ku e pret një detyrë jo edhe aq e lehtë si ringritja e Milanit në nivelet më të larta. Xhaka theksohet se është gati të bëjë një sakrificë të madhe, duke humbur mundësinë që të luajë në kompeticionet europiane në këtë sezon, pasi është i bindur se që nga ai i ardhshmi do të ketë mundësinë ta bëjë këtë te Milani.
Tare ka udhëtuar personalisht drejt Gjermanisë për të negociuar me Leverkusenin, duke ofruar 10 milionë euro për lojtarin, një shifër që cilësohet e pranueshme duke llogaritur edhe faktin se ai është tashmë 33-vjeçar.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Qershor 2025, 23:33
SHBA - Lionel Messi me të drejtë ishte më i miri i ndeshjes midis Inter Miami dhe Portos. Fenomeni argjentinas ndriçon rezu...
Sport
19 Qershor 2025, 22:01
ITALI - Parma ka teknikun e saj të ri. Pas largimit të Cristian Chivut drejt Interit, Carlos Cuesta ka marrë përsipër detyrën...
Sport
19 Qershor 2025, 21:28
SHBA - Pas një barazimi 0-0 në debutimin e tyre kundër Portos, Palmeiras i dha fund barazimit në Kupën e Botës p&eu...
Sport
19 Qershor 2025, 19:30
SHBA - João Félix është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jashtë fushës. Lo...
Sport
19 Qershor 2025, 19:00
IRAN - Mehdi Taremi është në kontakt të vazhdueshëm me shokët e tij të ekipit te Interi, por ai ende nuk është n&eu...
Sport
19 Qershor 2025, 18:30
SPANJE - Nëse marrëveshja shkon sipas planit, ka shumë mundësi që Nico Williams të jetë lojtari kryesor i Barcelonës k&e...
Sport
19 Qershor 2025, 18:00
SHBA - Kupa e Botës për Klube, e cila nisi disa ditë më parë, bashkon talentet më të mira në futbollin botëror...
Sport
19 Qershor 2025, 17:30
FRANCE - Paris Saint-Germain është kampion i Evropës prej gati tre javësh. Por në momentin që Marquinhos ngriti kupën e shum&...
Sport
19 Qershor 2025, 17:00
SHBA - Në botën e sportit, fama, paratë dhe lavdia janë motivimet e zakonshme që i shtyjnë sportistët të japin m&eu...
Sport
19 Qershor 2025, 16:43
TIRANE - FSHF ka miratuar kalendari i kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026.
Kampionati “Abissnet Superiore” do t...