Sport

I akuzuar nga Federata Angleze për doping, Moudrik rrezikon deri në 4 vjet pezullim!

I pezulluar si masë paraprake dhjetorin e kaluar, pasi rezultoi pozitiv për meldonium, Mykhailo Mudrik u akuzua nga Federata Angleze e Futbollit të mërkurën. Lojtari ukrainas i Chelseat përballet me një pezullim deri në katër vjet.

19 Qershor 2025, 13:30 Nga DOSJA
I akuzuar nga Federata Angleze për doping, Moudrik rrezikon deri në 4

ANGLI - Mykhailo Moudrik përballet me një dënim të madh. 

I pezulluar tashmë nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pasi rezultoi pozitiv për meldonium në dhjetor, sulmuesi ukrainas i Chelseat u akuzua nga FA të mërkurën për një "shkelje të rregullave antidoping, duke pretenduar praninë dhe/ose përdorimin e një substance të ndaluar", tha një zëdhënës i organit për Reuters.

Ai përballet me një pezullim deri në katër vjet nëse shkelja e rregullave antidoping rezulton të jetë e qëllimshme.

24-vjeçari, i cili mbërriti te Chelsea në dimrin e vitit 2023, pas një transferimi prej 70 milionë eurosh nga Shakhtar Donetsk, nuk ka luajtur që nga humbja 2-0 ndaj Heidenheim në Ligën e Konferencës më 28 nëntor, tre javë para njoftimit të testit të tij pozitiv.

Klubi i tij vendosi ta tërhiqte nga përdorimi fanelën e tij me numër 10 në fillim të këtij muaji, duke ia dhënë atë Cole Palmer. Chelsea nuk pranoi të komentonte mbi lajmin e padisë së Moudrik kur u kontaktua nga Reuters.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll