Sport

"Ndihem i paaftë, më shumë sesa i lënduar. Nuk e di nëse do të luaj përsëri"...

Pas dy vitesh e gjysmë larg fushës, Gerard Deulofeu tregon përvojën e tij të vështirë, gjatë një episodi të formatit të ri 'ADN Masia'

19 Qershor 2025, 13:00 Nga DOSJA
"Ndihem i paaftë, më shumë sesa i lënduar. Nuk e di

ITALI - "Është një situatë e vështirë, sepse ajo nga e cila po vuaj është më shumë e ngjashme me një paaftësi, sesa me një dëmtim." Pas dy vitesh e gjysmë larg fushës, Gerard Deulofeu tregon për Sport rreth përvojës së tij të vështirë, gjatë një episodi të formatit të ri 'ADN Masia'.

“Pata një dëmtim serioz në gju, të komplikuar nga një infeksion i kërcit. Po stërvitem dhe po përgatitem të kthehem, por nuk mund t'i jap vetes afate, - shpjegoi ai. - Ajo që kam nuk është një dëmtim, me kohë rikuperimi prej gjashtë, shtatë ose tetë muajsh.

Është shumë e vështirë, sepse ndonjëherë bëj përparim, por ka edhe pengesa, dhe nuk e di kurrë nëse do t'ia dal. Por jam i çmendur dhe nuk do të dorëzohem. Do të bëj gjithçka që mundem për t'u rikthyer në lojë."

"Dua ta sqaroj këtë, sepse kur shpjeguam se unë dhe klubi e kishim ndërprerë kontratën, mund të dukej sikur kisha mbetur vetëm, por nuk ishte kështu, - shtoi ai.

Kam mbështetjen mjekësore të Udineses dhe mbaj kontakte me Gino Pozzon dhe stafin e klubit. Vazhdoj të stërvitem në ambientet e tyre dhe me ekipin. Jam shumë mirënjohës për trajtimin që më kanë rezervuar".

E ardhmja? "Gjatë gjithë kësaj periudhe ka kohë për gjithçka, dhe kam menduar shumë edhe për daljen në pension. Ajo që është e qartë për mua është se dua të qëndroj i përfshirë në botën e futbollit, sepse kjo është jeta ime.

Nuk e di nëse do të jem në gjendje të luaj përsëri, por e di që futbolli është jeta ime. Nuk kam qenë në gjendje të luaj për më shumë se dy vjet e gjysmë. Pata një dëmtim serioz në gju, të komplikuar nga një infeksion i kërcit. Po stërvitem dhe po përgatitem të kthehem, por nuk mund t'i jap vetes afate."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll