Bota

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti ajror në Indi/ Vishwashkumar Ramesh përcjell në banesën e fundit vëllain, mban mbi shpatulla arkëmortin (VIDEO)

Në videot e shpërndara në rrjet Ramesh duket me fytyrën dhe krahun ende të fashuar nga djegiet ndërsa mbi shpatull mban arkivolin e të vëllait. 

19 Qershor 2025, 07:50 Nga N.F
I vetmi i mbijetuar nga aksidenti ajror në Indi/ Vishwashkumar Ramesh
Vishwashkumar Ramesh

INDI- Vishwashkumar Ramesh, britaniku i vetmi që mbijetoi mrekullisht nga përplasja e aeroplanit të Air India javën e kaluar, ka marrë pjesë në varrimin e vëllait të tij Ajay në qytetin Diu të Indisë. Ajay ishte gjithashtu në bordin e aeroplanit, por nuk arriti të mbijetonte. Në videot e shpërndara në rrjet Ramesh duket me fytyrën dhe krahun ende të fashuar nga djegiet ndërsa mbi shpatull mban arkivolin e të vëllait. 

Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua pak sekonda pas ngritjes nga Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave. Ramesh thuhet se u përpoq të kthehej në aeroplanin në flakë për të kërkuar vëllanë e tij.

Në një video të re, ai shihet teksa nxirret nga vendi i ngjarjes nga shoferi i ambulancës Satinder Singh Sandhu. Sandhu tha se nuk e dinte se po ndihmonte të vetmin të mbijetuar. Ramesh u ul në vendin 11A, ndërsa vëllai i tij ishte disa ulëse më larg. Shkaku i përplasjes mbetet i paqartë dhe autoritetet janë duke analizuar të dhënat nga “kutia e zezë”. 

vishwashkumar ramesh

Sondazh

Poll