Sport

Leo Messi si rrallë herë emocionohet, Roberto Baggio i dhuron fanelën e USA ’94!

"Çfarë vizite e bukur! Faleminderit, Roberto, për këtë dhuratë shumë të veçantë dhe kuptimplote dhe për bisedën e këndshme.”

18 Qershor 2025, 00:46 Nga DOSJA
Leo Messi si rrallë herë emocionohet, Roberto Baggio i dhuron

SHBA - Kur takohen dy legjenda të futbollit, është një lloj ngjarjeje historike, veçanërisht nëse janë dy lojtarë me numrin 10 që kanë shënuar epokat e tyre përkatëse.

Në Miami për Kupën e Botës për Klube, Roberto Baggio shfrytëzoi rastin për t'i dhënë mikpritësit Leo Messi fanellën e Botërorit USA'94, eventi që u zhvillua edhe ai në Shtetet e Bashkuara dhe që ai vetë me përfaqësuesen e Italisë ishte mes protagonistëve duke arritur deri në finale.

Edhe pse ka fituar shumë më tepër trofe se Roby, argjentinasi postoi një foto të dhuratës që i bëri një prej legjendave të futbollit Italian, në Instagram me një koment entuziast: "Çfarë vizite e bukur! Faleminderit, Roberto, për këtë dhuratë shumë të veçantë dhe kuptimplote dhe për bisedën e këndshme. Je një personazh i mrekullueshëm dhe një legjendë historike e futbollit! ".

Një demonstrim i mëtejshëm se si Baggio është një personazh transversal, i aftë të emocionojë dhe të mbahet mend edhe më shumë se 20 vjet pas daljes në pension. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll