Sport

Goglat e shortit të Conferencë League, ishin 'bujare' me Vllazninë dhe Partizanin…

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik. Vllaznia e luan takimin e parë në shtëpi, ndërsa Partizanit i duhet të udhëtojë. Dinamo City me fat, pret turin e dytë…

17 Qershor 2025, 16:56 Nga DOSJA
Goglat e shortit të Conferencë League, ishin 'bujare' me

ZVICER - Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës, duke nisur nga ora 16:00, është hedhur edhe shortit për Conference League. Vllaznia dhe Partizani njohën kundërshtarët në fazën e parë kualifikuese të këtij kompeticioni.

Partizani do të përballet me Nomme Kalju, një skuadër nga Estonia. Ndërsa skuadra e Vllaznisë do të luajë në raundin e parë kundër skuadrës nga Letonia, të quajtur Daugavpils.

Kundështari i Partizanit, pra Nomme Kalju FC është një skuadër, e cila është shpallur dy herë kampione në Estoni, ka fituar 2 Kupa dhe 1 Superkupë. Ndërkohë kundërshtari i Vllaznisë, letonezët e Daugavpils kanë fituar vetëm një herë Kategorinë e Parë, por jo titullin në elitë.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik. Vllaznia e luan takimin e parë në shtëpi, ndërsa Partizanit i duhet të udhëtojë.

Shorti nuk u tregua bujar me skuadrat e tjera shqiptare: Malishevën e Kosovës, që do të sfidojë Vikingur, ndërsa Deçiç i Malit të Zi gjeti Sileksin në short.

Kujtojmë se Dinamo do e nisë rrugëtimin nga turi i dytë të Conference League. Skuadra e Ilir Dajës ishte me fat pas përjashtimit të Drogedës. E njëjta gjë edhe për Ballkanin, që e mëson nesër kundërshtarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll