Bota

FOTO/ U akuzua për përdorim droge, Elon Musk hedh sërish poshtë aludimet, publikon fletën e analizave

Me anë të një postim në platformën X, Musk ka publikuar rezultatet e një testi të hollësishëm për drogën, të cilat tregojnë se ai ka rezultuar negativ në disa teste.

17 Qershor 2025, 17:34 Nga M.B
FOTO/ U akuzua për përdorim droge, Elon Musk hedh sërish
Elon Musk

SHBA- Elon Musk sërish ka hedhur poshtë pretendimet e përdorimit të drogës gjatë kohës kur punonte në Shtëpinë e Bardhë. Me anë të një postim në platformën X, Musk ka publikuar rezultatet e një testi të hollësishëm për drogën, të cilat tregojnë se ai ka rezultuar negativ në disa teste.

Rreth një muaj më parë, disa raporte mediatike aluduan se Musk mund të kishte përdorur ketaminë gjatë kohës kur ishte pjesë e Departamentit të Përsosmërisë Qeveritare (DOGE) të administratës Trump. Këto pretendime shkaktuan shqetësime, duke përfshirë spekulime për ndikimin e mundshëm të përdorimit të drogës në punën e tij dhe marrëdhëniet me presidentin Donald Trump.

 

FOTO/ U akuzua për përdorim droge, Elon Musk hedh sërish

elon musk

Sondazh

Poll