Sport

Champions League përzien goglat… Egnatia do të sfidojë kampionët e Islandës…

Në Nion të Zvicrës, Egnatia mëson kundërshtarin e raundit të parë, ndërsa renditet në vazon e skuadrave jo favorite. Kundërshtarët e tyre i njohin edhe dy skuadrat e tjera shqiptare: Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës.

17 Qershor 2025, 14:46 Nga DOSJA

ZVICER - Shorti i turit të parë kualifikues në Champions League u hodh në orën 14:00, në Nion të Zvicrës. Kampionia e Shqipërisë, Egnatia e Rrogozhinës mësoi se do të përballet me Breidablik (Islandë).

Po ashtu dhe dy skuadra të tjera shqiptare, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës, u njohën me kundërshtarët. Rivalët e tyre do të jenë respektivisht Diferdange dhe New Saints.

Në datat 8 dhe 9 korrik do të jenë për ndeshjet e para, ndërsa më 15 dhe 16 korrik për sfidat e kthimit. Egnatia dhe Drita do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi, teksa Shkëndija e nis në transfertë.

Shorti i turit të parë për skuadrat shqiptare në Champions League:

Egnatia - Breidablik (Islandë)

New Saints (Uells) - Shkëndija e Tetovës

Drita - Diferedange (Luksemburg)

Champions League përzien goglat… Egnatia do të sfidojë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll