Sport

Egnatia lë Shqipërinë për t’u përgatitur për Champions, planifikohen edhe miqësore...

Kampionët e Rrogozhinës njoftojnë: “Pas përgatitjeve të fundit ekipi do të zhvendoset për një periudhë dy javore në Bansko të Bullgarisë”.

17 Qershor 2025, 11:00 Nga DOSJA
Egnatia lë Shqipërinë për t’u përgatitur për

RROGOZHINE - Egnatia prej javësh ka nisur punën për pjesëmarrjen në Champions League dhe sezonin e ri.

Pas disa ditësh stërvitje intensive në Shqipëri, kampionët tashmë kanë menduar të largohen jashtë vendit tonë për fazën përgatitore.

Saktësisht do të zhvendosen në Bullgari, ku do të qëndrojnë 2 javë. Madje të mërkurën ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj kampionëve të Gjeorgjisë.

“Pas përgatitjeve të fundit ekipi do të zhvendoset për një periudhë dy javore në Bansko të Bullgarisë. Të mërkurën kemi një test me kampionët e Gjeorgjisë, Iberia 1999”, shkruhet në postim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll