Sport

VIDEO / Chelsea e nis me fitore, mund 2-0 Los Angeles!

Pavarësisht se nuk shkëlqeu, Chelsea regjistroi një 3 pikësh dhe arriti të vë në lëvizje të gjithë grupin ku ndodhet.

17 Qershor 2025, 00:45 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea e nis me fitore, mund 2-0 Los Angeles!

SHBA – Botërori i Chelseat në Kupën e Botës për Klube filloi me një fitore. Midis ekipeve të mëdha evropiane të përfshira në Kupën e Botës për Klube është edhe Chelsea, e cila nuk bëri gabime në debutimin e saj në Grupin D dhe mposhti Los Angeles FC të Kalifornisë 2-0 në Atlanta, jo dhe aq thjeshtë dhe kjo vlen për t’u theksuar.

Fituesit e Ligës së Konferencës në Europë e nisën fuqishëm dhe me Nicolas Jackson ata ishin afër marrjes së epërsisë, ndërsa në minutën e 18-të ishte Madueke ai që e vuri në provë ish-lojtarin e Tottenhamit, Lloris. Megjithatë, në minutën e 34-të, rezultati shkoi në 1-0. Pasimi i Jackson te Pedro Neto, i cili e kontrolloi topin, e rrëzoi Hollingshead në tokë dhe me mjaft klas arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Los Angeles FC, e cila mbërriti në Kupën e Botës pas ndeshjes “play-off” me Club America, solli një kërëcnim serioz për skuadrën e Maresca-s, me Sanchez që u detyrua të priste me këmbë nga Bouanga në fillim të pjesës së dytë. Megjithatë, zëvendësimet e bëra menjëherë pas pushimit e ndryshuan lojën. Por kjo ndodhi vetëm për Chelean jo për skuadrën amerikane. Ish-lojtari i bluve të Londrë, Giroud, i cili hyri në fushë pas disa minutash sepse nuk po gjente dot fanellën, nuk pati ndonjë mundësi të madhe për të lënë gjurmë, por hyrja e Enzo Fernandez, i cili u aktivizua për të zëvendësuar Lavias, ndryshoi shumë.

Në minutën e 79-të ai mori një krosim nga e djathta nga debutuesi Delap (i cili erdhi nga Ipswich dhe e filloi ndeshjen nga stoli), arriti të mposhte portierin Loris duke i çuar shifrat e takimit në 2-0 dhe pikërisht me këto shifra u mbyll i gjithë takimi.  

Pavarësisht se nuk shkëlqeu, Chelsea regjistroi një 3 pikësh dhe arriti të vë në lëvizje të gjithë grupin ku ndodhet. Në raundin tjetër kundër Flamengos ata mund të sigurojnë vendin e parë në Grupin D.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll