Sport

VIDEO / Messin nuk e mbajnë më nervat… ja si e godet kundërshtarin e tij!

Argjentinasi rrallëherë pati hapësira të tregonte talentin e tij, i ndalur shpesh me faulle nga kundërshtarët dhe kjo solli edhe një reagim të yllit të skuadrës amerikane.

16 Qershor 2025, 00:12 Nga DOSJA
VIDEO / Messin nuk e mbajnë më nervat… ja si e godet

SHBA - Lionel Mesi ka qenë protagonist i një ngjarje të pakëndshme gjatë ndeshjes së parë të Botërorit të Klubeve, kur Inter Majemi i tij përballej me Al Ahlin.

Argjentinasi rrallëherë pati hapësira të tregonte talentin e tij, i ndalur shpesh me faulle nga kundërshtarët dhe kjo solli edhe një reagim të yllit të skuadrës amerikane. Ai shihet teksa i afrohet mbrojtësit Jaser Ibrahim të ekipit kundërshtar dhe pastaj e godet me kokë.

Një ngjarje e cila u anashkalua nga gjyqtari, por edhe VAR-i, i cili normalisht duhej të ndërhynte për gjeste të tilla antisportive të cilat jo rrallë shoqërohen me karton të kuq… nëse nuk je Mesi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll