Insights

Davos: Eshtë koha për veprim!

25 Janar 2020, 15:27 Nga DOSJA
Davos: Eshtë koha për veprim!

Mjaft më me fjalime. Kërkohet veprim. Asnjëherë në historinë 50 vjeçare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos nuk janë shprehur kaq hapur dhe në mënyrë radikale problemet sa sivjet. “Planeti ynë po digjet, shuani zjarrin, në rast të kundërt do të jetë shumë vonë”, bëjnë thirrje jo vetëm pjesëmarrësit e rinj. Të fuqishmit e ndjenë presionin e atyre, që në vendet e tyre vuajnë nën presionin e ndryshimit të klimës, pabarazisë sociale dhe mungesës së arsimit. Qytete, shtete, banka, fonde pensionesh dhe industria tani duhet të rioerientohen.

Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror dhe që nuk është njeri i kërkesave radikale, dërgoi një letër personale emergjence në adresë të qindra anëtarëve të forumit, ndër to shumë sipërmarrje të mëdha. Ato duhet menjëherë të marrin përsipër, që deri në vitin 2050 ose më së miri edhe më shpejt të ulin në zero emetimet e dioksidit të karbonit (CO2). Kërkohen masa konkrete. Vet presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili preferon ta mohojë ndryshimin e klimës, dëgjoi apelin dhe deklaroi, se SHBA do të marrin pjesë në nismën 1t.org të Forumit Ekonomik Botëror. Qëllimi i kësaj nisme është, që në dhjetë vitet e ardhëshme në mbarë botën të mbillen një bilionë pemë.

Aksionizëm apo seriozitet?

Këtë mund ta quash edhe aksionizëm. Sepse pemët vështirë se do ta shpëtojnë klimën në botë. Por kjo mund të jetë pjesë e një pakete të madhe. Bëhet fjalë për ekonomi të qendrueshme duke i shfrytëzuar me kujdes burimet në pakësim. “Mbrojtja e klimës është një çështje e mbijetesës”, deklaroi kancelarja Angela Merkel në Davos duke përkrahur një serë aktivistësh për klimën si Greta Thunberg.

Përkushtimi i drejtuesve të ekonomisë në pultet e referimit në Davos në sfondin e këtij presioni ishte impresionues. “Po, ne ju dëgjojmë!” dhe “Po, ne veprojmë!”. Blackrock, administratori më i madh në botë i pasurive, deklaroi një kthesë radikale në strategjinë e tij: Nuk do të investoj më në sipërmarrje që dëmtojnë mjedisin dhe klimën. Gjigandi i software-ve në SHBA Microsoft gjithashtu edhe koncerni industrial Siemens duan të menaxhojnë prodhimin deri më 2030 duke qenë neutral ndaj klimës. Një sipërmarrje e kushtueshme, po ashtu si edhe dy miliardë dollarë amerikanë, që koncerni zviceran i ushqimeve Nestle do t’i investojë për ambalazhime më të përshtatshme për mjedisin.

Këto para investimesh janë një kapital i depozituar mirë, me sa duket këtë e kanë kuptuar tashmë drejtuesit e sipërmarrjeve. Sepse, nëse Toka shkatërrohet, nëse njerëzve dhe sipërmarrjeve u zhduket baza e ekzistencës, nuk fiton askush. Sigurimi i së ardhmes do të thotë qëndrueshmëri. Serioziteti, me të cilin e formuluan këtë të fuqishmit e kësaj bote, është rezultati befasues i Forumit të 50-të Ekonomik Botëror në Davos.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione forumin ekonomik botëror në davos manuela kasper-claridge ndryshimi i klimës forumin ekonomik botëror në davos manuela kasper-claridge ndryshimi i klimës

Sondazh

Poll

Insights 25 Janar 2020, 11:34

Koment: Merkel mbetet e varur nga Erdogani

GJERMANI-Opozita në Gjermani e ka të lehtë: Ajo mund të kërkojë nga kancelarja, Angela Merkel „fjalë të qarta“ kundrejt Turqisë. Këtë e kërkoi tani edhe politik...

Insights 24 Janar 2020, 12:16

Si të iket nga “kultura e korrupsionit”?

Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet...

Insights 22 Janar 2020, 08:29

PHOTO SA NJËMIJË FJALË…

Sonte në darkë rreth orës 20:00 po kaloja pranë kullës Coin në qendër të Tiranës. Për një çast hodha sytë lart… Dritat ishin ndezur vetëm në katet e posh...