Insights

BILD e fshiu lajmin për Bashën pasi s’plotësonte standardet e besueshmërisë

24 Janar 2020, 13:21 Nga DOSJA
BILD e fshiu lajmin për Bashën pasi s’plotësonte standardet

BERLIN- Gazeta Gjermane “Bild” nuk ka dhënë akoma një sqarim zyrtar mbi arsyet që e detyruan të fshinte nga faqja artikullin e botuar ditën e dielë, për akuzat e lobimit të Partisë Demokratike. Artikulli u botua mesditën e 19 janarit, dhe u fshi mëngjesin e të hënës, kur prej orës 08:50 shkrimi është i fshirë.

Dosja.al është interesuar në rrugë zyrtare pranë “BILD”, por deri më tani nuk kemi mundur të marrim asnjë përgjigjie. Ndërkohë që jo zyrtarisht, burime mediatike pranë BILD, i pohuan në koefidencialitet Dosja.al, se shkaku që gazeta pretendon se është motivi i fshirjes së artikullit është “mungesa e fakteve të besueshme, duke mos plotësuar standardet e besueshmërisë”.

Ndërkohë që të tjera burime, në Gjermani dhe Shqipëri, i tha Dosja.al se eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste, kanë kërkuar informacion pranë ‘BILD’, mbi arsyet pse artikulli u fshi dhe kanë marrë një përgjigje të ngjashme, “artikulli u hoq, pasi nuk ishte sipas standardeve të BILD”. Sakaq, edhe Partia Demokratike ka patur një interesim të veçantë për këtë artikull në degën qendrore të BILD në Gjermani, pohojnë burimet.

Media gjermane ”Bild” publikoi një shkrim për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, ku thuhej se ky lobim është bërë për të ndaluar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përsa kohë që qeveriset nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj 675,000 euro të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të Partisë Demokratike kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së. Për këtë shkrim Endri Fuga, drejtori i komunikimit me mediat në Partinë Socialiste kërkoi një hetim të plotë për kreun e PD-së Lulzim Bashën. Por pse akuzohet Lulzim Basha? Gjykata e Tiranës, vendosi të pushonte çështjen kundër Lulzim Bashës, pasi sipas gjykatës, me argumentimin se nuk ekziston ‘fakti penal’. PD akuzohet se ka marrë një shumë parash nga rusët për të paguar lobistin amerikan Nikolas Muzin në vitin 2017, ndërkohë që sipas prokurorisë, PD nuk i ka deklaruar kurrë këto para.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck bild fshin shkrimin për bashën lobimi i pd ne shba lulzim basha bild fshin shkrimin për bashën lobimi i pd ne shba lulzim basha

Sondazh

Poll

Insights 24 Janar 2020, 12:16

Si të iket nga “kultura e korrupsionit”?

Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet...

Insights 22 Janar 2020, 08:29

PHOTO SA NJËMIJË FJALË…

Sonte në darkë rreth orës 20:00 po kaloja pranë kullës Coin në qendër të Tiranës. Për një çast hodha sytë lart… Dritat ishin ndezur vetëm në katet e posh...

Insights 19 Janar 2020, 12:00

Xhevdeti iku, tani kemi Çukurin

Nga dje nuk është më mes nesh një nga yjet e kinemasë shqiptare, Xhevdet Ferri. Çfarë nuk u tha, çfarë nuk u shkruajt. Ai zakoni jonë me bulëri ko...