Bota

VIDEO/ "Muzikë nga njëra anë dhe luftë nga ana tjetër", qielli ndriçohet nga raketat e Iranit, festa në Liban nuk ndalet

Klientët, të veshur për një mbrëmje të relaksuar me pije dhe muzikë, janë ngritur në këmbë, duke filmuar "spektaklin" e frikshëm me telefonat e tyre celularë.

15 Qershor 2025, 09:33 Nga r.ll
VIDEO/ "Muzikë nga njëra anë dhe luftë nga ana
pamje nga restoranti ne liban

LIBAN- Disa pamje të filmuara në një restorant luksoz në Liban, teksa Irani sulmonte me raketa Izraelin, janë bërë virale në rrjete sociale. Ndërsa qielli ndriçohet nga raketat iraniane të qëlluara drejt Izraelit, klientët shijojnë darkën e tyre nën tingujt e një saksofoni.

Muzikanti qëndron në buzë të tarracës, duke vazhduar të luajë i pashqetësuar, ndërsa gjurmët e raketave mund të shihen qartë në ajër ndërsa ndriçojnë qiellin. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Military Shorts/Combat Footage/+ (@ëarshorts_)

Klientët, të veshur për një mbrëmje të relaksuar me pije dhe muzikë, janë ngritur në këmbë, duke filmuar "spektaklin" e frikshëm me telefonat e tyre celularë. Përpara tyre, mbi tavolinë, pjata të paprekura, gota vere dhe një atmosferë luksoze që duket shumë larg ndaj asaj që po zhvillohet në qiell.

Më saktë, është e kundërta absolute: muzikë dhe ushqim nga njëra anë, luftë dhe terror nga ana tjetër. Për njerëzit e rajonit të Lindjes së Mesme, të hash nën tingullin e sirenave ose me raketa në qiell në sfond, mund të mos jetë më aq e paimagjinueshme. Por imazhi mbetet tronditës: një darkë me saksofon dhe fillimi i një konflikti të mundshëm që e gjithë bota e ka frikë në sfond.

liban konflikti izrael-iran lindja e mesme

Sondazh

Poll