Bota

Vrasja e kongresmenes demokrate dhe bashkëshortit të saj/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, çfarë u gjet në makinën e ish-politikanit

Sulmet shkaktuan anulimin e protestave "Pa Mbretër" kundër Presidentit Donald Trump në të gjithë Minesotën.

15 Qershor 2025, 08:19 Nga r.ll
Vrasja e kongresmenes demokrate dhe bashkëshortit të saj/
viktimat

SHBA- Qindra oficerë policie po zhvillojnë kërkime në një periferi të Minneapolis për autorin e dyshuar të vrasjes së ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman, dhe bashkëshortit të saj. Hortman dhe bashkëshorti i saj, Mark, u vranë në shtëpinë e tyre në Brooklyn Park.

Senatori John Hoffman, gjithashtu demokrat, dhe gruaja e tij, Yvette, u plagosën në shtëpinë e tyre në Champlin, rreth 10 milje larg. Sulmet shkaktuan anulimin e protestave "Pa Mbretër" kundër Presidentit Donald Trump në të gjithë Minesotën. Autoritetet thonë se i dyshuari kishte fletëpalosje "pa mbretër" në makinën e tij dhe shkrime që renditnin emrat e viktimave, si dhe ligjvënës dhe zyrtarë të tjerë.

I dyshuari për vrasjet është identifikuar si 57-vjeçari Vance Boelter, sipas mediave të huaja. Boelter është një ish-politikan që shërbeu në të njëjtin komision shtetëror të zhvillimit të fuqisë punëtore si Hoffman, sipas të dhënave shtetërore, megjithëse është e paqartë nëse ose sa mirë e njihnin njëri-tjetrin. Sipas New York Post, e cila publikoi fotot, 57-vjeçari ishte i emëruar nga Guvernatori i Minesotës, Tim Walz.

“Të gjithë ne, në Minesota dhe në të gjithë vendin, duhet të ngrihemi kundër të gjitha formave të dhunës politike”, tha Walsh në një konferencë për shtyp të shtunën. “Ata që janë përgjegjës për këtë do të mbahen përgjegjës”, theksoi ai.

Komisioneri i Sigurisë Publike, Bob Jacobson, tha se i dyshuari po hiqej si oficer policie. "I dyshuari shfrytëzoi besimin që kanë uniformat tona, atë që përfaqësojnë uniformat tona. Kjo tradhti është thellësisht tronditëse për ata prej nesh që e mbajnë këtë distinktiv me nder dhe përgjegjësi", tha ai.

Shefi i Policisë, Mark Bruley, tha se i dyshuari ishte veshur si oficer me uniformë dhe po drejtonte një automjet që "dukej tamam si një makinë patrullimi, e cila ishte e pajisur me drita emergjence".

Presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë se FBI do të përfshihej në hetim: "Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI po e hetojnë këtë rast dhe do të ndjekin penalisht të gjithë ata që janë të përfshirë. Ky lloj dhune e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Minesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!"

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës, Lisa Demuth, e quajti sulmin "satanik" dhe tha se ishte "e tronditur" nga vrasja e Hortman dhe bashkëshortit të saj, Mark.

vrasje ne shba

Sondazh

Poll