Bota

"Përshkallëzimi i tensioneve rrezikon gjithë rajonin", Putin ofron ndërmjetësim midis Iranit dhe Izraelit për t'i dhënë fund konfliktit

Putin i ka shprehur ngushëllimethomologut të tij, Masud Peskov për vdekjet dhe tha se veprimet e Izraelit shkelin Kartën e OKB-së. 

13 Qershor 2025, 19:49 Nga r.ll
"Përshkallëzimi i tensioneve rrezikon gjithë rajonin",
vladimir putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka folur me homologun e tij iranian, Masud Peskov, dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, dhe tha se ishte gati të ndërmjetësonte për t'i dhënë fund krizës.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, Putin i shprehu ngushëllimet e tij Peskov për vdekjet dhe tha se veprimet e Izraelit shkelin Kartën e OKB-së. 

Presidenti iranian, nga ana e tij, përsëriti se Teherani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore dhe se është gati të ofrojë garanci për organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Në telefonatën e tij me Netanyahun, Putin i tha atij se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike. Ai tha gjithashtu se ishte gati të merrte një rol ndërmjetësues për të shmangur një përshkallëzim të ri të tensionit që do të kishte pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin.

vladimir putin iran izrael

Sondazh

Poll