Bota

Si arriti Izraeli të depërtojë thellë brenda Iranit?

Strategjia, e cila dyshohet se kishte kohë që po hartohej, duket e ngjashme me atë që Izraeli e zbatoi me sukses kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani në Liban, i cili u godit rëndë në luftën e vitit të kaluar.

13 Qershor 2025, 17:25 Nga r.ll
Si arriti Izraeli të depërtojë thellë brenda Iranit?
foto nga sulmet

IZRAEL- Sulmet izraelite në shkallë të gjerë duket se kishin tre objektiva kryesore, dëmtimi i programit bërthamor të Iranit, dobësimi i aftësive mbrojtëse të tij dhe eleminimi i një pjese të udhëheqjes ushtarake dhe shkencore të Iranit

Strategjia, e cila dyshohet se kishte kohë që po hartohej, duket e ngjashme me atë që Izraeli e zbatoi me sukses kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani në Liban, i cili u godit rëndë në luftën e vitit të kaluar. Dhe ashtu siç bëri me Hezbollahun, Izraeli arriti të depërtojë thellë edhe brenda Iranit, shkruan BBC.

Ai kishte informacione të hollësishme dhe të sakta për disa prej zyrtarëve dhe shkencëtarëve më të lartë ushtarakë të vendit, ndërsa disa nga sulmet u nisën nga brenda territorit iranian. Koha e sulmit mund të ketë ardhur si surprizë, por zyrtarët izraelitë kanë ngritur shqetësime për vite me radhë në lidhje me programin bërthamor të Iranit, duke e përshkruar atë si një kërcënim ekzistencial për Izraelin.

Irani vazhdimisht ka mohuar këtë dhe ka thënë se programi i tij është për qëllime paqësore. Megjithatë, në muajt e fundit, Izraeli foli për një dritare unike mundësie për të goditur objektet iraniane: mbrojtja ajrore e Iranit ishte dëmtuar nga sulmet izraelite vitin e kaluar dhe përfaqësuesit e saj në rajon.

izrael iran

Sondazh

Poll