Bota

Sulmet në Iran/ Izraeli: Vramë të paktën 20 komandantë të lartë! Ministri i Jashtëm iranian thirrje Këshillit të Sigurimit të merret me çështjen menjëherë

Irani deri më tani ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga shkencëtarët e tij bërthamorë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës.

13 Qershor 2025, 13:31 Nga E. D
Sulmet në Iran/ Izraeli: Vramë të paktën 20 komandantë
foto ilustruese

IRAN- Dy burime thanë për reuters se të paktën 20 komandantë të lartë iranianë, përfshirë kreun e Forcës Hapësinore (IRGC) të Gardës Revolucionare, Amir Ali Hajizadeh, u vranë në sulmet izraelite në Iran të premten. Irani deri më tani ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga shkencëtarët e tij bërthamorë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës.

Sulmet janë një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj udhëheqjes ushtarake të Iranit në vitet e fundit, mes tensioneve në rritje midis dy vendeve. Ndërkohë, një rrjedhje informacioni nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thotë se një operacion i përbashkët special nga Mossadi në tokën iraniane ka vrarë udhëheqësit kryesorë të forcave të armatosura të Teheranit në tokën iraniane.

Irani i përshkroi sulmet e Izraelit ndaj objekteve të tij ushtarake dhe bërthamore të premten si një deklaratë lufte dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërmarrë veprime. Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi e i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të merret me çështjen menjëherë. 

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjeneral brigade Effie Defrin, tha se Izraeli duhet të përgatitet për një fushatë të gjatë ushtarake, pas sulmit në shkallë të gjerë të nisur nga Tel Avivi kundër Iranit në agim.

"Ne duhet të përgatitemi për një fushatë të gjatë. IDF është shumë mirë e përgatitur për të vazhduar të veprojë derisa të arrijmë qëllimet tona. Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vepronte", tha ai, duke i përshkruar sulmet si një përgjigje të nevojshme ndaj kërcënimit në rritje nga Irani.

Ai paralajmëroi se Irani mund të hakmerrej brenda Izraelit, duke shpjeguar vendimin për t'i dhënë popullsisë një paralajmërim paraprak:

"Ne e kuptuam se mund të ketë një goditje në tokën izraelite", tha më tej. 

iran izrael

Sondazh

Poll