Bota

"Operacioni" izraelit me emërtimin “Luani në Ngritje”/ Netanyahu: Sulmet do të vazhdojnë për aq ditë sa të duhen

Ai tha se Izraeli kishte shënjestruar shkencëtarët iranianë “që punonin në bombën iraniane” dhe se sulmet “do të vazhdonin për aq ditë sa të duheshin”.

13 Qershor 2025, 13:33 Nga M.B
"Operacioni" izraelit me emërtimin “Luani në
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Në një deklaratë video të publikuar më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka nisur Operacionin “Luani në Ngritje”, një operacion ushtarak i synuar për të zmbrapsur kërcënimin iranian ndaj “vetë mbijetesës së Izraelit”.

Ai tha se Izraeli kishte shënjestruar shkencëtarët iranianë “që punonin në bombën iraniane” dhe se sulmet “do të vazhdonin për aq ditë sa të duheshin”.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Iranit, Seyyed Abbas Araqchi, thotë se sulmet izraelite ishin një "deklaratë lufte" në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara. Abbas Araqchi gjithashtu e ndau letrën në kanalin e tij në Telegram.

Ai i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që “ta adresojë menjëherë këtë çështje” dhe thotë se sulmi është një shkelje e rëndë e sovranitetit të Iranit.

lindje e mesme

Sondazh

Poll