Sport

Ish-lojtari i Standard Liège dënohet me 13 vjet burg për trafik ndërkombëtar kokaine

Ronnie Stam, një ish-futbollist profesionist holandez, sapo është dënuar me 13 vjet burg për pjesëmarrje në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave.

13 Qershor 2025, 11:30 Nga DOSJA
Ish-lojtari i Standard Liège dënohet me 13 vjet burg për trafik

BELGJIKE - Ron Stam, një ish-lojtari i Breda, Twente, Wigan dhe Standard Liège, është në një spirale të keqe. I akuzuar për përfshirje në trafik kokaine dhe pastrim parash, holandezi sapo është dënuar me 13 vjet burg.

Shtatorin e kaluar, policia kontrolloi shtëpinë e mbrojtësit, ku u gjetën 100.000 euro në para të gatshme, dhe prokurorët vlerësuan se ai mund të ketë kontrabanduar jo më pak se 2.217 kilogramë kokainë. Stam dhe vëllai i tij Rudy, u arrestuan në qershor 2024 dhe kanë qenë të burgosur që atëherë.

Ish-lojtari i Standard pranoi gjithashtu, të martën, ditën e gjyqit të tij, se kishte marrë pjesë në operacione ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe në veçanti se kishte sjellë 20 kg kokainë nga Brazili në Frankfurt në vitin 2020, të gjitha me postë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Qershor 2025, 10:00

Joao Félix, tani edhe pa numër…

ANGLI - Rënia e Joao Félix duket se nuk ka fund. I parëndësishëm gjatë huazimit të tij te Milani dhe i ...

Sport 13 Qershor 2025, 09:00

Mancini, pendohet që u largua nga Italia…

ITALI - Roberto Mancini ka pranuar se i erdhi keq që u largua nga kombëtarja italiane pas fitores në Euro 2021. “Mora vendimin e gabuar! P&...