Sport

Serbia vendos zyrtarisht se ku do të luhet ndeshja kundër Shqipërisë më 11 tetor!

Federata Serbe e Futbollit njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar serb kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin "Rajko Mitić”.

13 Qershor 2025, 00:21 Nga DOSJA
Serbia vendos zyrtarisht se ku do të luhet ndeshja kundër

SERBI – Federata Serbe e Futbollit informoi publikun se ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së tyre për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ndërsa ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në Leskovac.

Ne komunikatën për shtyp të federates serbe shkruhet: Federata Serbe e Futbollit njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar serb kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin "Rajko Mitić" në Beograd, ndërsa skuadra vendase është zgjedhur për ndeshjen e raundit të fundit kundër Letonisë në stadiumin "Dubočica" në Leskovac.

Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshirë edhe konsultime me Qeverinë Europiane të Futbollit (UEFA), u arrit në përfundimin se stadiumi "Rajko Mitić", si impianti më i madh i futbollit në vend, do t'i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë.

Federata Serbe e Futbollit shfrytëzon edhe një herë rastin për të falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre gjatë gjithë ndeshjeve kualifikuese e në vazhdim  të Ligës së Kombeve, si dhe në ndeshjen me Andorrën. Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni Shqiponjat në ndeshjet kyçe për t'u kualifikuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026.

Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin "Dubočica" në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për tu gëzuar për ndeshjen kundër Letonisë më 16 nëntor. - thuhet në njoftimin e FSS-së.

Ju kujtojmë se lojtarët e Serbisë kanë luajtur deri më tani dy ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës dhe kanë katër pikë. Shqiponjat fillimisht barazuan 0:0 kundër Shqipërisë në Tiranë, dhe më pas mundën Andorrën me rezultatin bindës 3:0 në Leskovc.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll