13 Qershor 2025, 08:42
Nga M.B
Foto nga takimi
UKRAINA- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius i ka premtuar ndihma të tjera miliardëshe Ukrainës në fushën ushtarake për armatime. Me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ai ra dakord për prodhimin e përbashkët të armatimeve. Pistorius tha gjatë vizitës në Kiev, se synohet që Ukraina të mbështetet shpejt me sisteme. Krahas shtatë miliardë eurove të miratuara muajt e fundit do të vihen në dispozicion edhe 1,9 miliardë euro. Me këto para mund të paguhen pjesërisht sistemet e armatimit me rreze të madhe veprimi, të cilat do të prodhohen në Ukrainë.
"Këto sisteme mund të vihen në muajt e ardhshëm në dispozicion", tha Pistorius në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Zelensky. "Sa ka të bëjë me prodhimin, ne do të flasim edhe për prodhimin në Ukrainë si dhe në Gjermani", tha Zelensky gjatë konferencës së shtypit. Po ashtu do të bisedohet edhe "për armët tona me rreze të gjatë veprimi, dronët tanë dhe teknologjinë e raketave ukainase, për dronë si dhe për mundësi të tjera.
Pistorius: Rusia nuk ka interes për zgjidhje paqësore
Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius mbërriti në mëngjesin e së enjtes (12.06.2025) në kryeqytetin e Ukrainës. Me të mbërritur në stacionin e trenit në Kiev, ministri gjerman i Mbrojtjes dënoi intensifikimin e sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat "janë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të rrezikshme me një numër të madh kokash shpërthyese dhe sulme me dronë." "Ky është një sinjal i qartë nga Moska: Nuk ka interes për një zgjidhje paqësore ndërkohë, por po sulmohen me ashpërsi të vazhdueshme e madje gjithnjë e më shumë sektorë civilë në Ukrainë", vuri në dukje Pistorius. Ai nënvizoi, se udhëtimi i tij në Kiev tregon, që edhe qeveria e re vazhdon të jetë në krah të Ukrainës./ DW
lufta ukraine-rusi
Bota
13 Qershor 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Kompania farmaceutike BioNTech dëshiron të blejë konkurrentin e saj me seli në Tübingen, CureVac. ...
Bota
13 Qershor 2025, 08:32
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
IZRAEL- Ka qenë e qartë se ka pasur tension në rritje midis Benjamin Netanyahut dhe Donald Trumpit mbi m...
Bota
13 Qershor 2025, 08:19
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli nisi sulme ajrore në të gjithë Iranin të premten, duke thënë se ato kishin në shënj...
Bota
13 Qershor 2025, 08:04
E. D
Marco Rubio
SHBA- Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmet ajrore që Izraeli ndë...
Bota
13 Qershor 2025, 08:09
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
IRAN- Izraeli ka kryer sulme në Iran mëngjesin e së premtes, duke thënë se ka goditur objektet b&eu...
Bota
13 Qershor 2025, 08:05
M.B
Keir Starmer
BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar Iranit dhe Izraelit të tërhiqen...
Bota
13 Qershor 2025, 07:59
E. D
foto ilustruese
IRANË- Irani paralajmëroi se ka të drejtën legjitime dhe ligjore për t’iu përgjigjur sulmeve...
Bota
13 Qershor 2025, 07:57
M.B
Antonio Guterres
SHBA- Kreu i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për "përmbajtje maksimale" në Lindjen e Mesme dhe ka...
Bota
13 Qershor 2025, 07:53
M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë të ndjekin...
Bota
13 Qershor 2025, 07:50
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me Fox News se ai dinte paraprakisht për p...