Sport

Kroos për ‘saktësinë’ e Flick: "Te Real Madridi, ata do të kishin qeshur me këtë"...

Toni Kroos shpjegon se ‘saktësia’ te Real Madrid, menaxhohet shumë ndryshe nga kërkesat e bashkëkombësit të tij Flick te Barcelona.

12 Qershor 2025, 15:06 Nga DOSJA
Kroos për ‘saktësinë’ e Flick: "Te Real Madridi,

GJERMANI - Vëllezërit Kroos po bisedonin për saktësinë në ekipet e futbollit dhe mënyrën se si trajnerët e trajtojnë atë. 

"Nën drejtimin e Hansi Flick, disa lojtarë janë lënë jashtë formacionit titullar për shkak se janë vonuar në një takim", duke iu referuar episodeve që përjetuan Koundé dhe Iñaki Peña me trajnerin gjerman këtë sezon te Barcelona.

"Kanë filozofi të ndryshme. Te Real Madridi do të kishin qeshur. Shumë herë nuk e dije kush vonohej, lojtari apo trajneri. Është një mentalitet i ndryshëm, të mos e lejosh dikë të luajë, sepse është pesë minuta me vonesë në një takim", shpjegoi Kroos.

"Ata janë thjesht të ndryshëm. Të dy janë mirë. Mund të thuhet se Flick ka një mentalitet tipik gjerman", shtoi ish-lojtari i Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll